Home » Lajme, Vendore » Në lagjen e Sadikajve të fshatit Priboc nga zjarri u dogjën edhe disa shtëpi e plevica

Në lagjen e Sadikajve të fshatit Priboc nga zjarri u dogjën edhe disa shtëpi e plevica

Edhe këtë fundjavë të gushtit, kanë vazhduar të mbretërojnë temperaturat e larta, gjë që kanë shkaktuar ndezjen e zjarreve, kanë ndihmuar dhe përshpejtuar përhapjen e xixave të ndonjë personi të pakujdesshëm si dhe kanë lehtësuar realizimin e qëllimit të  zjarrvënësit të qëllimshëm që të digjen arat, malet, shtëpitë e çdo gjë e gjallë, pa u hetuar  dhe pa lënë gjurmë.

Zjarri në përmasa të mëdha  është përhapur edhe në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, pikërisht edhe në fshatin Priboc, vend i cili gjendet në kufirin Kosovë –Serbi, vend ku janë të përqëndruar xhandarmëria  dhe ushtria serbe.

 

Siç jemi të informuar nga banorët e pakët  të fshatit, përkatësisht nga  Hafiz Musliu Muzafer Fazliu,  Rexhep Hajdini e Hamdi K

rasniqi,  sot, më 23. 8. 2012, zjarr i madh e ka kapluar lagjen e Sadikajve të fshatit Priboc i cili  me një shpejtësi të madhe ka djegur disa shtëpi të kësaj lagje, malet, kullosat, pemët etj. Ata janë përpjekur ta fikin zjarrin, por ai kishte marrë përmasa të mëdha në lagje.

Sipas tyre, malet për rreth këtij fshati kanë filluar të digjen më 22. 8. 2012 dhe që nga ajo kohë është përhapur me shpejtësi edhe në lagjen e Sadikajve në Priboc.

Këta banorë kanë lajmëruar edhe zjarrfikësit e komunës së Bujanocit të cilët në fshat  kanë arritur rreth orës 16.00 së basku me disa policë. Arritjen me kohë  e ka penguar largësia dhe terreni i vështirë  i këtyre fshatrave. Këta banorë dhe zjarrëfikësit janë munduar ta fikin zjarrin, por nuk kanë arritur ta lokalizojë tërësisht. Ata thonë se në disa vende ka ende zjarr.  Në këtë lagje janë djegur disa shtëpi  e plevica, (Muzafer Fazliut, Ismajl e Musah Sadikut dhe e Sadik Fetahut).

Edhe vitin e kaluar ishte djegur një pjesë e malit të këtij fshati, dhe sikur për inat: ajo që  ka shpëtuar vitin e kaluar  duhet të digjet sivjet.

 

Ismet Tafili

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch