Home » Lajme, Vendore » Në Letovicë të Bujanocit vetura shkel çiklistin

Në Letovicë të Bujanocit vetura shkel çiklistin


Bujanoci me RrethineNë fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit një vozitës i veturës ka rrëzuar për toke një drejtues biçiklete dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
 

 

Në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit një vozitës i veturës ka rrëzuar për toke një drejtues biçiklete dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.  Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17h në rrugën për fshatin Raincë, ka konfirmuar për OK radion Administrata policore në Vranjë. Nga policia nuk kanë dashur të japin më shumë detaje me arsyetimin se është duke u punuar në këtë rast. Drejtuesi i biçikletës me lëndime të lehta trupore është trajtuar në Shërbimin e urgjencës në Vranjë dhe më pas është lëshuar në shtëpi shërim të mëtutjeshëm.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch