Home » Lajme, Politikë, Vendore » NË LISTËN E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË REPUBLIKANË EDHE 10 SHQIPTARË NGA LUGINA

NË LISTËN E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË REPUBLIKANË EDHE 10 SHQIPTARË NGA LUGINA

PR LogoBeograd: Të dielën e 24 janarit, në Beograd, kryesia e Partisë Republikane, e udhëhequr nga Nikolla Sandulloviq, kryetar dhe Avdil Ramadani, nënkryetar, mbajti mbledhjen e saj të rregullt me temë: ”Zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare në Serbi”.

Avdil RamadaniGjatë këtij takimi, u bisedua për organizimin e këtij subjekti të ri në Serbi, Partisë Republikane,e cila në kuadër të saj përfshinë komunitete pakicë në Serbi, duke përfshirë edhe shqiptarët.

“Partia Republikane, do të marrë pjesë aktive në zgjedhjet lokale, parlamentare e krahinore të Serbisë, që nga Senta e Vojvodinës e deri në Bujanoc. Kjo parti është e vetmja e këtij lloji në Serbi, e cila me program e statut e ka zhvillimin, afirmimin dhe avancimin e pakicave kombëtare, të cilat me ardhjen në pushtet të republikanët do të hiqet termi pakicë dhe në vend të saj të përdoret termi popull”, theksoi kryetari Sandulloviq.

Na vazhdim të diskutimit të tij, z. Sandulloviq, konfirmoi qëndrimin se Partia, të cilin, ai, e udhëheq do të dalë vetë në zgjedhje pa ndonjë koalicion me partitë e tjera.

Sa i përket Listës  së zgjedhjeve parlamentare z. Sandulloviq, shtoi se në përbërjen e saj të paktën do të jenë edhe 10 kandidatë të mundshëm për deputetë në Parlamentin e Serbisë, nga radhët e shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Në kuadër të takimit të kryesisë së Partisë Republikane, në diskutime u kyç edhe nënkryetari i saj Avdil Ramadani, i cili njëherit është kryetar i kësaj partie për komunitetin shqiptar në Serbi. Ai, ndau mendimin me kryetarin Sandulloviq, që në zgjedhjet për këshilltarë komunalë dhe për deputetë republikanë, duhet të jenë sa më të mobilizuar, që republikanët të tregojnë forcën elektorale dhe të bëhen faktorë në vendimmarrje, për ta ndryshuar imazhin e qeverisjes së keqe të pushteteve lokale dhe qendrore.

“Anëtarësia e Partisë Republikane, në Bujanoc dhe më gjerë e ka kuptuar se sa janë të rëndësishme proceset zgjedhore për pushtet lokal dhe qendror, prandaj pjesëmarrja në këto zgjedhje do të jetë gjithëpërfshirëse, pavarësisht mos-disponimit të disa partive të Luginës, për zgjedhjet parlamentare. Për dallim nga këto parti politike PR, ka dalë me qëndrim për dalje në zgjedhje, duke apeluar tek elektorati, që në këto zgjedhje ta tregojnë pjekurinë politike për ta kryet obligimin qytetar, që kanë për proceset zgjedhore, shumë  të rëndësishme për shoqërinë tonë”, thekson z. Ramadani, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane për Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress