Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Në Luginën e Preshevës, shqiptarët votuan për Kuvendin e Këshillit Nacional Shqiptar

Në Luginën e Preshevës, shqiptarët votuan për Kuvendin e Këshillit Nacional Shqiptar

Nga 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, sot të drejtën e votës për kandidatët e tyre për kuvendin e Këshillit Nacional Shqiptarëve e shfrytëzuan 14.026 votues.
Në këto zgjedhje morën pjesë pesë parti politike dhe një grupim qytetar për pesëmbëdhjetë këshilltarë të këtij Kuvendi, i cili sipas ligjit për pakicat nacionale në Serbi, ka kompetenca në arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës e shkrimit dhe të simboleve kombëtare.
Të gjitha vendvotimet në Preshevë u hapën me kohë, përveç në vendvotimin numër 16 që është evidentuar mungesa e fletës kontrolluese në hapje të kutisë votuese, e që më pas gjithçka ka shkuar në rregull, ndërsa në vendvotimet tjera gjithçka kishte shkuar në rregull.
Edhe në Bujanoc e Medvegjë procesi zgjedhor kaloi pa ndonjë problem.

Për të votuar, në mënyrë të organizuar nga Kosova, erdhën dy autobusë me votues.
Zgjedhjet e sotme u monitoruan nga përfaqësues të disa ambasadave të shteteve të Bashkimit Europian të akredituara në Beograd, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Shqipërisë.
Vendvotimet ishin të hapura deri në orën 20.
Sipas rezultateve që kemi marrë nga tereni, kto janë rezultatet e fundit preliminare nga votat e dala nga kto tri komuna të banuara me shqiptarë:
1. PVD – 4,721 vota me 6 këshilltarë,
2. APN – 3,725 vota me 4 këshilltarë,
3. PD – 2,325 vota me 2 këshilltarë,
4. PDSH – 1,708 vota me 2 këshilltarë dhe
5. LR-PDSH – 1,214 vota me 1 këshilltarë.
Grupimi qytetar nga shoqëritë civile nuk kishte marrë vota të mjaftueshme (333 vota), për të siguruar përfaqësim në këtë organ shqiptarë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch