Home » Lajme » Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të merr pjesë edhe Enver Hoxhaj

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të merr pjesë edhe Enver Hoxhaj

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nesër, do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këtë mbledhje, do të prezantohet dhe diskutohet raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Artan Behrami, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për Radion Evropa e Lirë thotë se një nga pikat e veçanta në fjalimin, të cilin ministri i jashtëm Hoxhaj pritet ta mbajë në Këshillin e Sigurimit, do t’i kushtohet gjendjes së sigurisë në komunat e veriut të Kosovës.

“Edhe në këtë seancë, ministri Enver Hoxhaj do ta ritheksojë domosdoshmërinë për largimin përfundimtar të strukturave kriminale dhe paramilitare nga veriu, si parakusht për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan”.

Një pikë, që po ashtu do ta përmbajë fjalimi i ministrit të Punëve të Jashtme, ka të bëjë me perspektivën evropiane të Kosovës”, shprehet Behrami.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch