Home » Opinione » Në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë të instalohen forcat mbikëqyrëse të OKB-së , NATO-së dhe EULEX-it

Në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë të instalohen forcat mbikëqyrëse të OKB-së , NATO-së dhe EULEX-it

Duke ndjekur zhvillimet e fundit në fshatin Dobrosin Komunë të Bujanocit por edhe në Medvegjë e Preshevë gjithnjë po dëshmon arsyet tona që kemi kërkuar dhe prap po e përsërisim për të saten herë që të shtohen monitoruesit e OSBE-së, por nëse dëshirojmë që shqiptarët të mbeten në këto troje duhet edhe prezenca e forcave paqeruajtëse të OKB-së apo NATO-s .
***
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë njëkohësisht Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të brendshme Ivica Dacic , përmesë këti akcioni që ndodhi më katër maj ditën kur edhe filloi heshtja zgjedhore të 6 majit por edhe pardje në fshatin Dobrosin të Bujanocit që është edhe vende kufitar me Kosovën , po e forcon se shqiptarët jan të diskriminuar dhe të privuar nga të gjitha të drejtat elementare të njeriut dhe atij kolektiv . Në vendin ku ishte selia e shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së .
– Edhe për më shumë se një dekat që nga përfundimi i kryengritjes së armatosur nuk ka asgjë , prap pai po vazhdojn arrestimet ,
– Kërkohet instalimi i forcave mbykqyrëse të OKB-së , NATO , EULEX .. .
– Nuk ka investime fare kwrkohet mbajtja e një konference të donatorëve për zhvillim të infrastrukturës ,
– Demilitarizimi është si asnjëher më keqë ,
– Amnesti për ushtarët nuk ka ende ,
– Nuk ka respektimi të marrëveshjes së Konçulit ,
– Nuk ka përfaqësim në institucione lokale dhe qendrore ,
– Nuk kemi kthim të arsenalit dhe ushtrisë nëpër kazerma por , përkundrazi Medvegja , Bujanoci dhe Presheva është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtarak ,
– Nuk kemi kurrfarë oferte për të dëbuarit , zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë ,
Si dhe
1. Tirana dhe Prishtina të reagojnë me një zë ,
2. Të zyrtarizoj zyrën dhe një sekretarë i ngarkuar për Medvegjë .. .
3. Parlamenti i shqipërisë të hartoj një deklarate lidhur me arrestimet dhe incidentet ,
4. Shteti shqipëtarë të tërheqë ambasadorin e vetë nga Beogradi në shenjë ,
Më shumë kemi tensione, lëvizje dhe pozicionime të forcave dhe arsenal ushtarak, frikë, pasiguri dhe një psikozë të pranisë së forcave të shtuara të policisë, ushtrisë dhe xhandarmërisë veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës.
21.05.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch