Në mënyrë solemne është shënuar sot 10 vjetori i themelimit të OVL-së. Të pranishëm në këtë në solemnitet ishin përfaqësues të pushteteve lokale Preshevë e Buajnoc,veteranë të luftës,familjarë të dëshmorëve të UCPMB-së si dhe qytetarë ku të gjithë bashkërisht kanë kanë shënuar këtë datë historike.
Kryetari i OVL Ramadani Ismajli para të pranishmëve theksoi se vlera e kësaj organizate duhet të mbrohen me vullnetin e gjithë qytetarëve. Për kryetarin e OVL-së në Bujanoc Edmond Jusufi 10 vitet e kaluara kanë qenë me shume probleme dhe sfida të mëdha,por me gjithë këto kjo organizatë është munduar të jetë afër veteranëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve të kombit. I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe ish kryetari i OVL-së Nazmi Hajredini,i cili këtë datë e veçoi si ndër ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët e luginës. Kryetari i komunës Ragmi Mustafa theksoi se qatë tërë kohës pushteti lokal ka përkrahur OVL ,e që do të vazhdojë edhe në të ardhmen të përkrahë këtë organizatë. Edhe kryetari i kuvendit dhe ai i komunës së Bjanocit kanë inkurajuar OVL duke i përgëzuar për ruajtjen e vlerave të luftës së UCPMB-së.Të gjithë banorët e luginës duhet të nderojnë gjakun e dëshmorëve theksoi kështu para të pranishmëve prindi i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të ushtrisë çlirimtare për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë dhe ushtrisë serbe është formuar OVL e cila është përkujdesur për veteranët dhe familjarët e dëshmorëve. Ndërkaq sot pas 10 viteve shteti serb ende nuk e njeh statusin e kësaj organizate.
Rtv Presheva