Home » Lajme, Vendore » Në ndërtesën e ish Komitetit në Bujanoc: SOLEMNISHT VENDOSET KËSHILLI “NACONAL” JOLEGAL

Në ndërtesën e ish Komitetit në Bujanoc: SOLEMNISHT VENDOSET KËSHILLI “NACONAL” JOLEGAL

Nga TërnociPRESS

Dje, në mënyrë solemne, u hap zyrtarisht zyrja e Këshillit “Nacional” njëpartiak, pikërisht në ambientet e ish Komitetit të Lidhjes Socialiste të Serbisë, me seli në Bujanoc.

Në këtë solemnitet, nuk morën pjesë përfaqësuesit e pushteteve komunale në Preshevë dhe Bujanoc, përvec mysafirit nga Sanxhaku, kryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviq, i cili ka vërejtur se “ka disa simbolika të çuditshme në ate se hapësirat në ndërtesë janë të komitetit të dikurshëm”, shkruan jugpress.

Gjithashtu, ishin  pjesmarres edhe kryetari  i Këshillit Kombëtar të Maqedonisë Borçe Veliçkovski, perfaqësuesit e Trupi Koordinues për Serbinë  Jugore, organizatat ndërkombëtare dhe deputeti  jolegjitim i  Lugines në parlamentin Serb, Riza Halimi .

 Kryetar i Këshillit “Nacional” Shqiptar me seli në Bujanoc, Galip Beqiri, gjatë hapjes zyrtare të ambientit të ri të punës, ka thënë se “ky këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhshmëri me ligjet e saj”.

Se sa i përmbush ky Këshill “Nacional”, jolegjitim kërkesat e shiptarëve, flasin faktet se në fillimin e vitit të ri shkollor, nxënësit e klasave të para pengohen të mësojnë nga abetarja mbarëkombëtare, duke urdhëruar që ata të mësojnë nga abetarja pa identity e kësaj krijese fantome e ndihmuar nga Beogradi.

Ky Këshill “Nacional” i ndihmuar nga Beogradi dhe i vendosur në ndërtesën e ish Komitetit, i cili ka qenë simbol i frikës, diskriminimit dhe terrorit të shqiptarëve, po krijon tollovi nëpër shkollat duke dhënë pëlqimin për drejtorët sipas bindjeve politike të cilat ia servon deputeti jolegjitim dhe oartia e tij PVD-ja.

Këshilli, gjithashtu, është vendosur mbi bazat e një pushteti të dikurshëm për ta sfiduar pushtetin local në Buajnoc dhe Preshevë. Pushtet mbi pushtet. Kjo strukturë qeveritare e KNSH bashk me Trupin Koordinues dhe Beogradin, paraqesin format më të vrazhdëta të bllokimit të proceseve të funksionimit të qeverisjes locale në këto komuna me shumicë shqiptare.

Sipas gazetës ditore  serbe “ Blic” , zyrat e Këshillit “Nacional” Shqiptar janë me një sipërfaqe prej 120 katrorë, , dhe pajisjeve të tyre, blerja e mobiljeve dhe pajisjeve kompjuterike ka kushtuar 4.5 milion, gjithashtu , e ka ndihmuar edhe programi EU PROGRES me 10.000 euro.

One Response

  1. rexhep thotë:

    Eselamualejkum
    Po kshyre nihere, po kta e me vdekë a ? duhet disi me siguri nji kafshatë goje !!!
    selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch