Home » Histori, Lajme, Ndërkombëtare » Në New York protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Në New York protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë krimet e bëra në Kosovë, Bosnjë e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Në Amerikë të martën do të bëhet thirrje për të dënuar kriminelët, të cilën dhunuan me mijëra gra e burra, e ende nuk kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare. Vuajtjet që ia sollën kriminelët serbë në moshën 16-vjeçare, po e përcjellin Vasfije Krasniqi Goodman, edhe pas 20 vjetësh. Për këtë, ‘ambasadorja e guximit’ bën thirrje që Serbia të dënohet për krimet që ka bërë në Kosovë.

Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress thotë se fondacioni “Familja Bytyqi” do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.

Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend.

Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch