Home » Lajme » Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur rreth orës 17, kanë humbur jetën në vend një çift nga Maqedonia

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur rreth orës 17, kanë humbur jetën në vend një çift nga Maqedonia

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17, kanë humbur jetën në vend një çift nga Maqedonia, djali i tyre pas plagëve të marra ndërroi jetë në qendrën spitalore, ndërsa vajza 12 vjeçare ende gjendet në gjendje të rëndë. Akisenti ka ndodhur në autostradë tek “Begaliçko Brdo” afër Beogradit, kur një veturë tip “BMW”, me targa të sllovenisë është aksidentuar me një kampion tip frigorifer nga Leskoca. Në veturë BMW ka qenë familja katër antarëshe nga Maqedonia, e cila ka jetuar në Slloveni. Në vend të ngjarjes kanë humbur jetën babai S.R (35), nëna B.R (42), ndërsa fëmijët në gjendje të rëndë janë dërguar në Qendrën e urgjencës. Djaloshi pas plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa vajza 12 vjeçare ende gjendet në gjendje të rëndë. Në kamion frigorifer kanë qenë B.S dhe Z.M, të dy me moshë 30 vjeçare.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch