Home » Opinione » Në njëqind vjetët e luftës

Në njëqind vjetët e luftës

XHAVIT ÇITAKUUkraina, Palestina, Izraeli, Siria dhe Iraku janë kriza të ndërlidhura, të ziera dhe nganjëherë, në dukje, kanë qenë statike nga lufta e parë botërore. Vehabizmi është religjion shtetëror në Arabinë Saudite, që ishte udhëzues për super- terroristin Osama bin Laden

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Është ironike që udhëheqësit e botës fjalë për fjalë shpërthejnë  tani e shumë kohë më parë se me siguri kemi mësuar nga historia se masakra të tmerrshme nuk duhet të përsëritën më. Mirëpo, këto tmerre tash e njëqind vjet më parë prej kur është gdhendur guri i bardhë i ndarjes së kufijve në Lindjen e Mesme, ato nuk pushuan kurrë për të mos thënë me pauza të gjata apo të shkurtra.

Si u ndanë kufijt e Lindjes së Mesme?

Kur Superfuqitë e botës ndanë mbetjet e Perandorisë Osmane Kryeministri Britanik, Lloyd George, kishte kërkuar që Britania e Madhe të sundoi mbi Palestinë nga Dan-i deri të Beer  Sheva, si zona të shënjta të Biblës. Kryeministri, megjithatë,  nuk ishte i sigurt se çfarë sihte Dan-i në të vërtetë. Ai kishte shfletuar Atlasin e Biblës të viteve 1800, por prapëseprapë nuk e kishte gjetë këtë qytet të lashtë. Një vit më vonë Komandanti Britanik në terren gjenerali Allenby e gjeti Dan-in por ai vend nuk ishte as përafërsisht ashtu siç e kishte paramenduar Kryeministri.Fuqitë e mëdha kishin rënë dakord se si ata do t’i ndajnë kufijtë në Lindjen e Mesme, që u mbështeten nga një fjalë e shpikur nga politikani britanik Mark Sykes, një zotëri nga klasa e mesme dhe ekspert i vetëshpallur në këtë fushë. Sykes dhe kolegët e tij injoruan zonat dhe kufizimet e mëparshme. Në konvikte kishin mësuar përshkrimet e lashta hartografike greke dhe emërtimin e zonës dy mijë vjet më parë. Pastaj at vënë drejtuesit lokal në krye të shteteve të porsaformuara dhe menduan se kishin krijuar funksionimin e rendit në ato shtete. Kështu u lind, siç duket me këto fjalë si lehtë, Lindja e Mesme ashtu siç ne e njohim tash atë. Dizajni i hartimit dhe vënies së kufijve ishte i paraparë dhe i menduar që bile në njëqind vjet të qëndroj si i tillë. Mirëpo, tash ajo kohë, ai plan dhe ai projekt mirë i menduar është një gjë e kaluar dhe ndoshta për shumë kë situata e tashme në atë rajon nuk është një gjë e papritur. Ne po shohim se si kombet në atë rajon po luftojnë për të mbijetuar, por shikuar në trendin e tashëm të përçarjes e të luftës, njëri nga ta edhe mund të zhduket.

Ukraina kishte një periudhë të shkurtër të lirisë gjatë kaosit pas luftës së parë botërore, por, pastaj, mori dominimin e Perandorisë Ruse përsëri. Tani ky shtet është duke u përpjekur për të humbur luftën dhe Perandorin Ruse përsëri, ndërsa Rusia dëshiron për të rivendosur rendin e vjetër, së pari me vjedhjen e Krimes, pastaj me luftën me intensitet të ulët në Ukrainën Lindore.

Bota nuk qeveriset mençur

Mund të thuhet dhe të konstatohet lirshëm se bota nuk po qeveriset mençur. Presidenti amerikan e pati “ pushtuar” Irakun dhe krijoj kaos në të cilin orgjitë e gjakut po gjejnë ushqim. Putin është duke ndjekur hijet e Perandorisë Ruse dhe ky është një problem serioz me një kompleks inferioriteti. Izraeli merr pjesë- pjesë të tokës palestineze, vrau afër 2000 veta, prej tyre shumë fëmijë, gra e pleq. Shkatërroi shkolla, banesa e shtëpi dhe në këtë mënyrë më këto ndërhyrje të tmerrshme ushtarake Izraeli ua nxiu jetën palestinezëve. Edhe në Siri mbretëron kaos i vërtetë. Në këtë shtet, për fat të keq, po shkojnë për të luftuar edhe shqiptarë që janë të përfshirë në masakra dhe tmerre të luftës që nuk kanë lidhje as me fe e as me Islam.

Ekspert dhe politikanë përshkruajnë skenar të ndryshëm për të ardhmen. Por e vetmja gjë që ne dimë është se nuk dijmë asgjë. Me 16 dhjetor 1915 ministri britanik i luftës z. Lord Kitchener kishte dilemë nëse vehabizmi mysliman ekzistonte edhe më tej. Ndërkaq, eksperti Sykes iu kishte përgjegjës: Unë mendoj se vehabizmi është një zjarr që po fiket. Në shumë ngjarje që ndodhen e mund të ndodhin akoma në të ardhmen po shihet se ky sekt fetar jo që është fikur por zjarri ka marrë flakë që zor se do të mund të fiket edhe për një kohë të gjatë. Vehabizmi sot është religjion shtetëror në Arabinë Saudite, që ishte një udhëzues për super- terroristin Osama bin Laden.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch