Home » Lajme » Në OVL të Bujanocit janë zhvilluar zgjedhjet e strukturave të larta brenda kësaj organizate

Në OVL të Bujanocit janë zhvilluar zgjedhjet e strukturave të larta brenda kësaj organizate

KOMUNIKAT

 

Në mbledhjen e fundit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc më 22 nëntor 2011 (e marte), janë zhvilluar zgjedhjet e strukturave të larta brenda kësaj organizate. Sipas procesverbalit në rend të ditës ishin paraparë tri pika të rendit të ditës nëdër të cilat ishin, 1.Dorëheqja e Këshillit të më parshëm, 2. Zgjedhja e Kësillit të ri dhe pika e tretë të ndryshme.

Në pikën e parë, të gjithë atnatarët e OVL-së që përbëhej nga përfaqësues të fshatrave të komunës së Bujanocit, u bë dorëheqja kryesisë së më parshëme që kanë udhëhequr këtë Organizat dhe në vazhdimin e pikës së dytë antarët e parnishëm zgjodhën kryesin e re të Organizatës së Veteranëve të Luftës në komunën e Bujanoci.

Kryetar i OVL-së u zgjodh Edmond ISUFI nga fshati Turi, dy nënkryetarët Kastirot OSMANI nga fshati Konçul dhe Menderez SALIHU nga fshati Tërnoc si dhe sekretar Afrim AGUSHI nga fshati Nesalc. Dhe për postin e arkatarit nga të gjithë antarët i’u besua kyetarit të OVL-së. Me këtë rast kryetari i sapo zgjedhur i OVL-së zotëri Isufi faliminderoi të gjithë antarët që i’a besuan këtë post dhe u zotua se do të përpiqet që zëri i invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, do të dëgjohet tek të gjitha strukturat komunale dhe rajonale.

Pasi që jemi në prag të festës së  28 Nëntori, kryesia e OVL-së në emër të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës si dhe veteranëve, uron të gjithë shqiptarët kudo që janë, Ditën e Flamurit edhe pse në Kosovën Lindore, shqiptarët e kësaj ane në përdorimin e simboboleve kombëtare janë të diskrimunuar, dhe për këtë çështje shqiptarët detyrohen të protestojnë deri në lejimin e përdorimit të tyre. Shpresojmë që në vitin e ardhshëm që përkon me 100 vjetorin e flamurit (1912-2012), simbolet kombëtare të përdoren lirshëm dhe Dita e Flamurit të përdoret në mënyrë institucionale.

 

Kryetar: Edmond ISUFI

Bujanoc: 26/11/2011 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch