Home » Kulturë » NE PARAQITEMI SHUMË DENJËSISHT, NGA TË AKATËR ANËT E HAPËSIRËS SHQIPTARE E MRGATA

NE PARAQITEMI SHUMË DENJËSISHT, NGA TË AKATËR ANËT E HAPËSIRËS SHQIPTARE E MRGATA

(Libri “Për ju, krijuese”, me autor prof. Murat Gecaj)

 Nga: Zyrafete Kryeziu- Manaj

 

Z.Kryeziu e M.Gecaj

Nga e djathta: Z.Kryeziu e M.Gecaj (Tiranë, dhjetor 2014)

 

Rasti është mbret i botës, është shprehur një i ditur. Për të mos pohuar se u ndjeva “mbretëreshë”, që takova njërin nga miqtë tanë më të vyer të penës, mund të them se jam tejet e lumtur dhe shumë e respektuar, që pata mundësinë të njihem me prof. Murat Gecaj.  Kjo gjë nisi këtu e tre vjet të shkuara (prill, 2012), kur Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” kishte 5-vjetorin e krijimit dhe ai, bashkë me tre miq nga Shqipëria,  ishte i ftuar e pjesëmarrës në atë veprimtari, në  qytetin Boras të Suedisë. Më tej, ne jemi takuar përsëri në Tiranë, ku isha me bashkëshortin, në dhjetor 2014, me rastin e përurimit të një libri, nga mikja poete Lumturi Ymeri-Bersava.

Fjalët, që shkrova në fillim të këtyre pak radhëve, nuk po i them thjeshtë si individ, por si një anëtare e botës femërore shqiptare. Unë dhe shoqet e mia, ose më mirë të shprehem, krijueset shqiptare në tërësi, që patën mundësinë dhe fatin ta njohin këtë professor të nderuar, ndjehen po njësoj si unë. Puna e përkushtuar është ajo, që e bën këtë njeri shumë të pranishëm në familjet tona, gjithandej, ku jetojnë shqiptarë. Pra, edhe ato kolege e mike, që janë pjesë e letërsisë dhe artit, qoftë e atij të shkruar, pamor ose dhe artiste të fjalës së thënë.

Ky publicist e studiues, me shpirtin e tij shumë njerëzor, duke parë që krijueset, ndoshta, nuk po e kanë sa duhet mundësinë për ta paraqitur krijimtarinë dhe artin e tyre, ose kufizohen për shkaqe nga më të ndryshmet, si një atdhetar e dashamir i krijueseve femra, me mendjen dhe penen e tij të palodhur, me një fjalor të zgjedhur bukur dhe me plot dashuri, iu përvesh punës dhe nxori në dritë antologjinë “Për ju, krijuese” (Tiranë, prill 2015). Ndoshta, ky libër është i pari në llojin e vet dhe në të përfaqësohen mbi 90 poete e shkrimtare, artiste e veprimtare, si nga Shqipëria e Kosova dhe trojet tjera amtare, por dhe nga diaspora.

lIBRI I M.Gecaj PER JU KRIJUESE

Ballinat e librit “Për ju, krijuese”(Tiranë, prill 2015)

Kur mësova se ky libër ka parë dritën e botimit, unë u ndjeva si një fëmijë, që u gëzohet dëshirave veta dhe po shprehem kështu haptas. E them këtë gjë, jo pse më mungojnë librat vetjakë, pra me autorësinë time; jo vetem që jam pjesë e këtij ibri të ri të tij; jo vetem që ai më bëri nderë dhe më fali besimin, që të jem recensente në këtë libër. Por, u ndjeva shumë e gëzuar dhe krenare, që njëherë e mirë na u dha rasti, që ne krijueset të paraqitemi para lexuesve tanë shumë denjësisht, bashkë dhe të pandara, nga të katër anët e hapësirës  shqiptare e mërgata. Pra, jam e kënaqur, se shpirti dhe mendja e njeriut kaq të kujdesshëm të letrave shqipe, në këtë libër, e ka paraqitur shumë të plotësuar figurën e femrës krijuese shqiptare.

Liria dhe nderi, fillojnë nga pragu i derës së shtëpisë, për t’u pasuruar më gjerë në mbarë shoqërinë. Profesor  Murat Gecaj, këtë dashuri njerëzore e fillon që nga bashkëshortja e tij, për ta çuar  tek e bija, mbesa dhe tek i tërë populli, me botën femrore të tij, pa dallim moshe e krahine, feje ose ngjyre politike. Mendoj se këtu qendron thjeshtësia e njeriut shpirtmadh e të palodhur, bujaria ndaj të mirës, si dhe interesimi për të nxjerrë e paraqitur, por dhe nxitur, më tej krijimtarinë e mikeve krijuese, botën e bukur të gjinisë femërore dhe në mënyrë sa më profesionale, të shëndrruar në artet e të gjitha llojeve, si të atyre me shpirt krijues, poetik e artistik dhe të gjinive tjera.

Uroj dhe shpresoj që autori i librit të ri “Për ju, krijuese”, prof. Murat Gecaj, kurrë të mos ndiejë lodhje dhe ta vazhdojë përherë punën e tij të përkushtuar: krijuese, studiuese dhe botuese. Se vetem një shpirt, si i atij, mund të nxjerrë në dritë dhe t’i bëjë pasuri të lexuesve, nuancat e bukura, që reflekton e mira krijuese e njerëzve të penës.

Nga larg dua qe këtij miku të palodhur të femrave krijuese, artiste dhe veprimtare për çështjen tonë të përbashkët mbarëkombëtare, t’i uroj nga zemra: Shëndet të plotë dhe gjitha të mirat në jetë!

Suedi-Vetlanda, maj 2015

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch