Home » Lajme, Vendore » Në prag të 25 vjetorit të themelimit oferta të shumta për klientët tanë

Në prag të 25 vjetorit të themelimit oferta të shumta për klientët tanë

Kompania “ Elhan Komerc “

Komunikatë për media

 

Në prag të 25 vjetorit të themelimit oferta të shumta për klientët tanë

 

Kompania “ Elhan Komerc “ në prag të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj ka përgatitur një varg  ofertash për klientët e vet.

Në veçanti ofertat u dedikohen shfrytëzuesve të televizionit kabllor dhe ato përkojnë edhe me festat e fundvitit.

Nga datat  10 e deri më 30 dhjetor nis aksioni i madh i lirimeve eksluzive prej  më shumë se 25 përqindë për të gjithë shfrytëzuesit të cilët parapaguajnë shërbimet kabllore në nivel vjeçar.

Klienti, në vend se të paguaj 84 euro në vit, me faturat muaj për muaj, me parapagimin njëvjeçar  ai shpenzon vetëm 65 euro.

Të gjitha shërbimet e ofertës së televizionit kabllor kryen në selinë e kësaj kompanie, me ç’rast shfrytëzuesin e presin edhe një sërë dhuratash tjera të Vitit të Ri.

Përveç ofertës vjeçare,  “Elhan Komerc “ ka menduar edhe për shfrytëzuesit të cilët kanë ngecur me pagesat e faturave mujore.

Andaj, atyre në adresat postale do të dërgohen propozime shumë të volitshme për shlyerjen e obligimeve ndaj televizionit kabllor dhe sjelljen e gjendjes në nivelin zerro ( 0 ).

Oferta shumë të mira do të pasojnë edhe për ish-shfrytëzuesit të cilët tashmë janë shkyçur nga rrjeti për shkak të borxhit të trashëguar.

Edhe ata, në adresat postale do të marrin propozime shumë të volitshme për mënyrën e rikyçjes në rrjet.

Tek dy ofertat e fundit, klientit i’u është ofruar mundësia ideale që të evitoj edhe procedurën gjygjësore si dhe kursimin nga shpenzimet tejet të larta që bart me vete lënda e procesuar në gjygj.

Të gjitha këto mundësi dhe ofertat  fantastike zgjasin vetëm deri më datën 30 dhjetor dhe vetëm në këtë festë madhore për kompaninë tonë, 25 vjetorin e themelimit.

Natyrisht se edhe “ Elhan Komerc “ gëzon të drejtën që t’i mbaj sekret disa nga ofertat dhe shpërblimet tjera të  çmuara për klientët e vet të cilat do të jenë befasuese.

 

Bujanoc: 09.12.2013

 

Shërbimi për informim i Kompanisë “ Elhan Komerc “

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch