Home » Lajme, PDSH, Vendore » Në prani të mijëra qytetarëve, mbrëmë edhe zyrtarisht PDSH ka mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit

Në prani të mijëra qytetarëve, mbrëmë edhe zyrtarisht PDSH ka mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit

Me një atmosferë festive dhe të jashtëzakonshme në prani të mijëra qytetarëve, mbrëmë edhe zyrtarisht PDSH ka mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit. Sipas liderit të PDSH-së Ragmi Mustafa, kjo masë e jashtëzakonshme dhe e besueshme kundrejt PDSH-së dëshmon se Presheva viteve të fundit ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Një emocion i veçantë i simpatizantëve ka qenë prezantimi i 38 kandidatëve ku dominon fryma e re dhe intelektuale, duke nisur nga magjistra e deri te doktorë të shkencave. Mijëra simpatizantë kanë qenë të papërmbajtur kur para tyre është shfaqur lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se aty ku është kërkuar nga qytetarët të investohet aty edhe është bërë një gjë e tillë, pa marrë parasysh kush jeton në atë mjedis. Presheva tash është duke lulëzuar, por lulëzimi i vërtetë do të ndodhë 4 viteve të ardhshme. Hapjen e maternitetit edhe po ta pengoj qeveria serbe, atë e bënë qeveria shqiptare dhe i tërë populli shqiptarë që është përkrahë ne, tha Mustafa. Ai fjalimin e tij e vazhdoi duke thënë se PDSH është lider në Luginën e Preshevës edhe në aspektin kombëtarë. Kjo e dëshmon edhe që kemi të dy qeverive tona, asaj kosovare dhe shqiptare, por edhe e faktorit ndërkombëtarë. Të gjithë të pranishmit u shpërndanë të qetë me moton “të bashkuar drejtë fitores”, rretho numrin 1.

RTV Presheva

2 Responses

  1. Sevdija thotë:

    e pabesushme,mendon dikush ndoshta, por jo e besushme eshte sepse dihet kur ne at parti gjindet zoja Hafize Shaqiri, e cila me punen e palodhshme te saj e drejtoj shkollen me te madhe ne Serbi ( ne te ardhmen e afert do te jet e Kosoves)solli shum rezultate si kur ma par, do me than se edhe Luginen e Presheve mund ta udheheqi dhe ta qoj drejt sukseseve shum te medha. Urime dhe ju uroj suksese

  2. Lutendo thotë:

    Kur jane vra keta dy trima ne Vranjevc, keshtu eshte quajt atheer kodra e trimave, si sot me kujtohet. Jane kane djem trima.I limte keti gazetari reshat badallajt se para dhete minutave e lexova edhe ne dervina com e njashtu e lexova ne fbuk ku ni gazetar i paska thane reshatit se ta njoh veprimtarin tone patriotike. Kadri pis mani na paska nrrue edhe fene

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch