Home » Lajme » Në Preshevë, bora që ka rënë mbrëmë, ngricat dhe era e madhe kanë vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve

Në Preshevë, bora që ka rënë mbrëmë, ngricat dhe era e madhe kanë vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve

Në Komunën e Preshevës bora që ka rënë mbrëmë, ngricat dhe era e madhe kanë vështirësuar sot në mëngjes qarkullimin normal të automjeteve në komunikacion. Disa vendbanime lëvizjen kanë arritur ta bëjnë me një vështirësi të mëdha, kurse për disa kohë rruga që lidh fshatin Miratocë me qytetin e Preshevës, ka qenë e pakalueshme. Kryetari i Komunës së Preshevës njëkohësishtë në këso raste edhe komandant i Shtabit Komunal të Situata të Jashtëzakonshme Ragmi Mustafa, thotë se problem është duke paraqitur era, për arsye se një sasi e madhe e borës është duke u hedhur në rrugë.

Nga ana tjetër duke parë vështirësitë që janë paraqitur prej mbrëmë, anëtarët e shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme janë takuar sot në një mbledhje urgjente, ku kanë angazhuar edhe një kompani për të pastruar rrugët, në mënyrë që ato të jenë sa më të qarkullueshme për qytetarët.

 

Me uljen e temeperaturave dhe përkeqësimit të motit, i ftohti i këtij dimri  mund të ketë ndikim tek kulturat bujqesore. Specialisti i mborjtjes të bimëve Shkëlqim Nuhiu për RTP thotë se bimët frutore dhe gruri e mirëpresin një mot të tillë, sepse vet natyra ë ka krijuar këto bimë që ti përshtaten kushteve të motit të ftoht.

Sipas Nuhiut, edhe pse është moti i keq nuk ka ndikim negativ në grurë dhe në pemë frutore, përkundrazi reshjet e borës mund te ndikojn pozitivisht në bujqesi. Ai shton se bora e mbron grurin nga temperaturat e ulëta.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch