Home » Lajme, Vendore » Në Preshevë dhe Bujanoc sot qëndroi z. Nait Hasani me bashkëpuntore të sferës së Arsimit në Republikën e Kosovës

Në Preshevë dhe Bujanoc sot qëndroi z. Nait Hasani me bashkëpuntore të sferës së Arsimit në Republikën e Kosovës

Kn-foto 09.03.2015-1Me ftesë të kryetarit të Këshilli kombëtar shqiptar z. Jonuz Musliu, në Luginë të Preshevës për vizitë dyditore po qëndron delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë prej deputetësh nga Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport i kryesuar nga deputeti z. Nait Hasani dhe ambasadori i akredituar në Beograd z. Valdet Sadiku. Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarët e Komisionit, si: Teuta Haxhiu, Shpejtim Bulliqi, Shukrije Bytyqi dhe Ismail Kurteshi.

Vizitën zyrtare e filluan në Këshillin kombëtar shqiptar, ku u pritën nga kryetari i Këshillit, anëtar si dhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës.

Kryetari i Këshillit, z. Jonuz Musliu, deputët e Kuvendit të Kosovës fillimisht i njoftoi me përbërjen dhe funksionimin e Këshillit, si dhe me punën që e bën.

Kn-foto 09.03.2015-2Më tej, delegacioni në fjalë u njoftua me problemet e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht mungesa e teksteve shkollore në të gjitha nivelet e arsimit, shpejtimi i procesit të njohjes së diplomave universitare dhe angazhimin konkret lidhur me lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkaq, deputeti Nait Hasani theksoi që kjo është vizita e parë zyrtare në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, prandaj shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve në kuadër të punëve që bën Komisioni i arsimit dhe angazhimin e tërësishëm të institucioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, theksoi bindjen e tij që kufijtë në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit nuk do të ekzistojnë tani e tutje.

Pas vizitës në Këshill delegacioni vazhdoi takimet me deputetët, kryetarin e komunës së Preshevës, Bujanocit, me shqiptarët e Medvegjës si dhe vizitoj disa shkolla në këto komuna.

 

Shërbimi për informim i KKSH-së

K R Y E T A R

Jonuz Musliu

KN-Kumtese 09.03.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch