Home » Lajme, Vendore » Në Preshevë festohet dhe protestohet për nder të Ditës së Flamurit “28 Nëntori”

Në Preshevë festohet dhe protestohet për nder të Ditës së Flamurit “28 Nëntori”

 

Letër protestuese

 

 

 

Sot jemi tubuar  të festojmë dhe njëkohësisht të protestojmë ndaj diskriminimeve  sistematike të cilat po i  bënë garnitura shtetërore serbe jo vetëm për përdorimin e lirë të flamurit kombëtarë, por edhe diskriminimeve të shumta në sferat e jetës shoqërore dhe politike ndaj shqiptarëve të  Luginës së Preshevës.

Zërin tonë nga ky tubim protestues po e orientojmë në drejtim të qeverisë së Beogradit,  prej së cilës kërkojmë ta ndërprejë politikën diskriminuese, si dhe represionet të cilat i aplikon në formën graduale të pandërprerë, jo vetëm ndaj çdo gjëje që është shqiptare por edhe marrjen arbitrare të të drejtave tona elementare individuale dhe kolektive si në lëmitë e:

 

Gjyqësisë, Kulturës, Arsimit, shëndetësisë, të degradimit të policisë lokale në nivel të çveshjes së plotë të funksionimit të saj në formën autonome, gjeodezisë si dhe të qëndrimit të panevojshëm të forcave policore dhe ushtarake në Luginë të Preshevës pa kurrfar arsye praktike.

 

Të gjitha këto dhe veprime tjera  të kontinuara e ngacmojnë dhe iritojnë popullatën tonë duke shkaktuar pasiguri dhe mbyllin perspektivat e jetës normale në Luginë të Preshevës.

Në të njejtën kohë tubimi protestues i drejtohet  Bashkësisë Ndërkombëtare që të angazhohet në zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë rajon.

Andaj, me një zë ne sot nga ky tubim protestues kërkojmë ndërprerjen e diskriminimit shtetërorë që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe gjithashtu, kërkojmë nga dy qeveritë shqiptare, asaj  të Kosovës dhe Shqipërisë që të bëjnë presione politike ndaj qeverisë së Beogradit dhe ta shtrijnë dorën e ndihmës së vërtetë ekonomike dhe politike, në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kërkojmë nga  faktori ndërkombëtarë që ta shtojë  trysninë politike dhe kësisoj ta detyroj politikën e Beogradit që përfundimisht të heq dorë nga ky diskriminim  ndaj shqiptarëve.

 

 

Preshevë

28.11.2013

——————————————————

Kuvendi Komunal Preshevë – Historiku kushtuar ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptarë

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Mysafir të çmuar,

 

Kam nderin që  në fillim të këtij manifestimi  kushtuar 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, të përshendes të pranishmit, duke ua uruar festën më të madhe të kombit, ditës së krenarisë dhe të shpresës së madhe të popullit shqiptarë.

Historia e çdo populli njeh data të veçanta që lartësojnë ndjenjat e krenarise kombetare, ushqejne dhe farkojnë brezat. Edhe historia e popullit tonë është plot data të këtilla. Ndër to spikat festa e flamurit, festa e 28 Nëntorit, që simbolizon edhe pavarësinë e shtetit shqiptare.

Shqiptarët kanë qenë çdo herë të gatshëm t’i përgjigjen gjithkujt me çdo forme qe ata e kërkonin. Ashtu ndodhi edhe me ne, te pafrikshme nga armiku, iu kundervuam me penë në dorë dhe në rast nevoje edhe me pushke, dhe i dham atyre cka kerkuan e ne ndertuam pavarësinë tonë pikërisht me 28 nentore te vitit 1912 ku plaku i maleve dhe atdhetari i madh Ismail Qemali me atdhetarët tjere me nje krenari shpalosi flamurin kuq e zi qe e kishte vendosur i madhi Skënderbe  me nje amanet qe kush të arrijë nga brezat e rinjë ta   valvitë atë të lirë siç valvitej në kohën e tij.

Sa bukur ishte stolisur shqipëria me flamuj kuq e zi, sa bukur ishte zbukuruar  Vlora heroike me buzeqeshjet e trimave te medhenje, duke shprehur gezimin e te gjithe shqipëtareve per shpalljen e pamvaresise te shtetit shqipëtar, pas gati 500 vjet roberie, patrioti ismail Qemali, ngrit flamurin e Skenderbeut nga ballkoni i shtepise se tij ne qytetin e Vlores, dhe me nje fjalim te shkurter para mases se popullit te tubuar shprehet: ja, pra, ky eshte flamuri yne i kuq me shqiponjë dy krenare te zezë ne mes, dhe tani te gjithe bashk si nje trup i tere dhe i pandare le te punojme per ta mbaruar, per ta perparuar e per ta qytetruar si i ka hije atdheut tonë të lirë.

Shpallja e pavaresise ishte nje akt me rendesi jetike per popullin shqipëtar.

 

Ajo nga njera ane mbylli nje epokë të tërë luftash e perpjekjesh shekullore për te hequr qafe zgjedhen e huaj, per te ruajtur teresine territoriale te atdheut, e per te formuar shtetin e lire kombetar shqipëtar duke kurorzuar vepren e rilindjes dhe nga ana tjeter hapi nje epokë te re, nje epok luftrash e perpjekjesh te tjera per ta mbajtur pavaresine e fituar nga rreziqet e jashtme e te brendshme, për te siguruar bashkimin kombetar, te gjymtuar rendë dhe per te vendosur rendin demokratik.

Ngritja e flamurit kombetar ne Vlore perfaqesonte fitoren e perbashket te te gjitha trevave shqiptare prej Mitrovicës në veri e deri në jug në Çamëri, prej brigjeve te Adriatikut e te Jonit ne perendim deri ne fushat e Kosoves, Tetoves ne pellgun e Shkupit e ne Lugine te Presheves ne Lindje.

Keto treva, duke marr pjese gjallerisht me pushkë e me penë në lëvizjen per çlirimin kombetare vune gurë në themelet e pavaresisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijëve me te mire dhe i hapen rrugen formimit te shtetit shqiptare.

Kuvendi i Vlorës e shpalli pavaresine ne emer te te gjithe shqiptareve te te gjitha trevave qe derguan perfaqesuesit e tyre ne te. Kuvendi e trajtoi shqiperin një të pandare.

Për ta siguruar nje fitore te tillë popullit shqipetare iu desh te bente nje lufte kunder sundimtareve osman, synimeve grabitqare te fuqive te huaja dhe shteteve fqinje.

Shpallja e autonomise nga lidhja e Prizerenit dhe ajo e Pavaresise nga Kuvendi i Vlores me 1912 jane dy hallkat themelore ne zinxhirin e ngarjeve te levizjes kombetarete lidhura organikisht ndermjet tyre, si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasoje e drejtperdrejt  e perfundim logjik të luftës çlirimtare.

Çështja e Lugines se Presheves kerkon nje interesim me te madh me qellim që veprimet dhe kerkesat tona mos te nderpriten, ashtu siç e filluan djemtë dhe vajzat e patrembura ne kosove me UÇK-në, në Kosovën Lindore  me UÇPMB-në, e ne Maqedoni me UÇK (kombetare) te cilet alarmuan boten dhe forcat relevante se çështja shqiptare ne Ballkan ka mbet e pazgjidhur dhe e trasheguar nga shekulli XX, e qe don zgjidhje te pavonuar e te drejt ne fillim te ketije shekulli.

Pra Kosova Lindore duhet te ngritet ne piedestalin me te lartë duke pasur parasysh unifikimin  e te gjitha forcave tona te perbashketa e ne veçanti me ndihmen edhe te faktorit nderkombetare.

Shpresojme se kerkesat tona do te realizohen ne interesat dhe vullnetin e lire politik te shqiptareve te Kosoves Lindore, sipas referendumit te 1 e 2 marsit te vitit 1992.

Rroftë flamuri kombetar!

Rroftë populli shqipetar!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch