Home » Lajme, Opinione » Në Preshevë hiqet Lapidar i UÇPMB-së, kurse në Kosovë përurohen monumente të mbretërve serb

Në Preshevë hiqet Lapidar i UÇPMB-së, kurse në Kosovë përurohen monumente të mbretërve serb

Vizita të shpeshta të Kryeministrit Serb Aleksandar Vuçiq në Preshevë, po ashtu dje i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç, ishte në vizitë në Zveçan ku bëri zbulimin e monumentit të mbretit Millutin dhe ua dorëzoi çelësat për apartamente të banimit, të ndërtuara nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Kujtojmë, që po ashtu është edhe shtatorja e Millosh Obiliqit që është ngritur në Graqanicë më herët.

 

Nëse vazhdohet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore atëherë pse ndalohen këto në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen përmendore. Kurse Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është hequr me forca shumë të mëdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti.Dallimi është që në Komunat serbe të Kosovë ka filluar të mbushen me pllaka përkujtimore, shtatore , buste, monumente nga historia Serbe.

 

Kurse :
– Në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë është hequr Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës,
– Nuk ka Universitet publik në gjuhën shqipe,
– Nuk lejohet të vendoset shtatorja e Heroit tonë Kombëtar “Skënderbeut”, në Bujanoc,
– Nuk lejohet përdorimi i gjuhës dhe simboleve Kombëtare,
– Nuk ka përfaqësim në nivelin lokal dhe Qendrore,
– Nuk ka investime dhe po vazhdon zbrazja.

 

Me një fjalë në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë ka diskriminim klasik. Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta së paku të respektohet reciprociteti. Pakica Serbe në Kosovë është e favorizuar dhe do të ketë asociacion kurse shqiptarët të diskriminuar.

 

Opinioni gjithë Shqiptarë me të drejtë kërkojnë që të kthehet në vend ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së dhe të ketë një reciprocitet në të gjitha kuptimet .

 

Refik Hasani -foltoreShkruan: Mr.Sc. Refik HASANI

20 Nëntor 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress