Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » Në Preshevë nga 15 pacient të testuar 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv

Në Preshevë nga 15 pacient të testuar 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë ku raportohet se më datë 20.07.2020 nga 15 pacientë me simptoma sebrile që janë testuar, 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, ku dy prej tyre janë transportuar në spitalin e Vranjës me gjendje më të rëndë pneumonie.

Njoftimi nga Shtëpia e shëndetit:

CoVID Ambulanca, 20.07.2020

Të lajmëruar 18 pacientë me simptoma febrile
Prej 15 personave sa janë të testuar me testin e shpejtë Elisa, 8 janë pozitiv, 7 negativ
2 prej tyre janë transportuar në spitalin e Vranjës me gjendje më të rëndë pneumonie

Shtëpia e shëndetit në Komunë të Preshevës apelon qytetarët se kujdesi i tyre në këtë situatë është mëse i domosdoshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch