Home » Lajme » Në Prishtinë u bë promovimi i dy librave të Hoxhës, Dr.Shefqet Krasniqi

Në Prishtinë u bë promovimi i dy librave të Hoxhës, Dr.Shefqet Krasniqi

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin shumë figura të njohura të letrave shqipe, përfaqsues të Bashëkisë Islame, imam, dashamirë të librit, deputet, përfaqësues të subjekteve politike, pastaj ligjërues në Universitetin e Prishtinës, gazetar e përfaqësues të medieve elektronike dhe të shkruara dhe musafir të shumtë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës

 

Të mërkurën më( 10 gusht )  në ambientet e “ Hotel Viktoria “ në Prishtinë, në praninë e rreth 300 pjesëmarrësve  u bë promovimi i dy librave “ Qëndrime në Kohë“ dhe“ Rruga e Ndriçuar“ të autorit Dr.Shefqet Krasniqi, imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin shumë figura të njohura të letrave shqipe, përfaqësues të Bashkësisë Islame, imam, dashamirë të librit, deputet, përfaqësues të subjekteve politike, pastaj ligjërues në Universitetin e Prishtinës, gazetar e përfaqësues të medieve elektronike dhe të shkruara dhe musafir të shumtë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Ndërkohë këtë tubim e madhështoi edhe më shumë që   promovimi i librave u bë në muajin e mirësisë,muajin e shenjtë Ramazanin, meçrast për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua iftari i cili solli një ambient ndryshe ndaj promovimeve tjera.

Pas faljes së namazit të akshamit promovimi filloi me këndimin e një pjese nga Kurani, kënduar nga hafiz Jasir Krasniqi i biri i autorit të librave Dr Shefqet Krasniqi.

Ndërkohë moderatori ftoi përfaqësuesin nga Bashkësia Islame e Kosovës, Dr Qazim Qazimi, dekan pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, për të bërë hapjen  solemne  të  promovimit të librave.  Më pas Nusret Abazibra,  kryeimam pranë Këshillit të Bashësië Islame në Rahovec, elaboroi biografinë e Dr. Shefqet Krasniqi gjatë viteve.  Ndërkaq për rëndësinë e librit fillimisht foli Dr Fadil Maloku Profesor  në Departamentin e Sociologjisë pranë  Universitetit të Prishtinës.

   Profesor Maloku ndër të tjera  tha se  “  Libri i Dr Shefqet Krasniqit është një Libër përplot polemika me ralitetin e njerzëve, është një përmbledhje e  komenteve , analizave dhe shpjegimeve  mbi vlerën dhe edukatën fetare, mbi  konditat fundamentale  të islamit problemet sociale, padyshim edhe sjelljet jo të mira  që autori i sheh si pasojë e mos rrespektimit të normave fetare islame“. “  Dr Shefqet Krasniqi është e natyrshme dhe e kuptueshme gjithashtu kur flet për fenomenin dhe normat devijuese sociale të kohës sonë nuk del fare nga korniza normative islame, nuk del edhe përshkak se islamin ai e sheh edhe si realitet historik e shoqërorë, por edhe si një kornizë ideologjike në kuptimin e sistemeve të idealeve, pra një kërkim alternativ dhe një perspektivë që duhet domosdoshmërisht t´i ndriçoj jo vetëm zemrat e njerëzve por edhe të qytetarëve të Kosovës, por edhe mendjet së bashku me bindjet e tyre mbi botën dhe shoqërinë në përgjithësi “. Për vlerën e librit foli edhe  Mr Halil Ibrahimi ligjërues pranë Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë për vlerën  e librit të dytë“ Rruga e Ndriçuar“ Amet Qeriqi Drejtor i Radio Kosova e Lirë theskoi se  “Profesor Krasniqi ka hartuar një vepër të thejshtë në paraqitje, por shumë të thellë dhe realiste në përmbajtje. Nuk them se vepra të tilla dhe të ngjashme kanë munguar në Kosovë, sepse janë të shumtë autorët e letërsisë islame, që është krijuar dhe krijohet ndër ne , të cilët kanë publikuar shkrime për jetën e pejgamberit Muhamedit, mirpo ky libër përmban disa veçanti metodologjike të përshkruara në sinkroni e diakroni, në kohë dhe hapësirë , karakteristika  këto për studiuesit e njëmendtë, të cilët krahas njohurisë së lëndës kanë edhe përkushtimin e veçantë për t´i dhënë lexuesit një histori të paharrueshme, sidomos për këtë rast, lidhur me jetëshkrimin e profetit Muhamed, që është një rast unikal në historinë e njerëzimit “.

Po ashtu edhe Nexhmedin Spahiu Profesor i Politkës së Vendeve të Ballkanit duke folur për librin e dytë Rruga e Ndriçuar tha“ Libri i Dr Shefqet Krasniqit  “Rruga e Ndriçuar “  është një udhërrëfyes për jetën e profetit Muhamedit i shkruar më një stil të lehtë e të këndshëm që meriton të jetë lekturë shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Libri është shkruar me kompetencë të lartë, me narracion prej shkrimtari e ëmbëlsi prej fetari. Sikur autori të mos merrej me studime fetare sigurisht do të ishte një shkrimtar i madh “ tha mes tjerash Nexhmedin Spahiu Profesor i Politkës së Vendeve të Ballkanit .

Për rëndësinë e librave foli edhe  Mr Qemajl Morina ligjërues pranë Fakultetit të Studimeve Islame dhe Dr Sulejman Osmani  po ashtu ligjërues në   Fakultetin e  Studimeve Islame në Prishtinë po ashtu imam në Xhaminë e madhe në Gjilan. Ndërkohë fjalën e rastit  e mori edhe vet autori i librave Dr Shefqet Krasniqi  për  ti përshëndetur të pranishmit dhe për të treguar  qëllimin e botimit të librave në fjalë.

Dr. Shefqet Krasniqi është një ndër hoxhallarët me renome në trojet shqiptare. Fakultetin dhe studimet e larta i mbaroi në Universitetin Islamik të Medinës. Me t´u kthyer u punësua si profesor i lëndës së Fikhut në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Jeton dhe vepron në Prishtinë dhe shquhet për elanin dhe vullnetin e tij për thirrje në rrugë të Allahut. Është doktori i parë shqiptarë në lëmin e Fikhut Islam dhe një ndër njohësit e shquar të tij sidomos të Fikhut Hanefij. Njëherazi është edhe imam i Xhamisë së Madhe në kryeqytetin e Kosovës.

Rijad Demiri-RTV Spektri, Bujanoc

If we don’t want it being done to us, then we should think long and hard before trymobilespy.com doing it to others right

2 Responses

  1. Eselamualejkum Allahi e shperbleft hogjen e nderuar per punet e hajrit qe ka be dhe qe po ban e ishalla e forcon Allahu edhe me tej, bajm dua …
    Allahutemanet

  2. Ahmet haziri thotë:

    Allahu ju shperbleft me xhenet e dr.krasniqin Allahu e forcoft edhe me teje me libra te tilla

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch