Home » Lajme, Vendore » Në qendër të Preshevës vendoset lapidari për dëshmorët e kombit të UCPMB-së

Në qendër të Preshevës vendoset lapidari për dëshmorët e kombit të UCPMB-së

Në qendër të qytetit të Preshevës do të kujtohen cdo herë dëshmorët e UCPMB-së të cilët dhanë jetën për lirinë e këtyre trojeve. Pasi sot zyrtare para objektit të komunës u inaugurua pllaka përkujtimore e Dëshmorëve të Kombit të rënë gjatë luftës së lavdishme të UCPMB-së. Njëzet e shtatë emrat e dëshmorëve të cilët janë stolisur me shkronja të arta do të jenë udhërrëfyes i gjeneratave të ardhshme.

Shpalosjen e pllakës përkujtimore e bënë Kryetari Ragmi Mustafa, kryetari i Sh. Humanitare Lugina e Preshevës Fazli Musliu, prindi i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu dhe dy fëmijët e dëshmorëve Bardhyl Osmani dhe Mitat Musliut. Me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje u nderua gjaku i dëshmorëve,e për gjithë prindërit e dëshmorëve ishte moment prekës njëherit dhe u ndjenë krenar për bijtë e tyre të cilët dhanë më të shtrenjtën jetë. Jemi fatlum që jemi shqiptar dhe jetojmë në tokat e stërgjyshërve tanë dhe krenar që i kemi dëshmorët e kombit,andaj do ti kujtojmë cdo herë, kështu u shpreh kryetari i Komunës Ragmi Mustafa në fjalimin e tij para të pranishmëve. Për kryetarin e OVL-së në Bujanoc kjo ditë do të jetë më e veçanta e nëntorit pasi kjo pllakë përkujtimore do ti kujtojë gjithmonë ata të cilët dhanë jetën që në të jetojmë të lirë.E për Përfaqësuesin e këshillit politik të UCPMB-së,në këtë vend do të kujtohen ushtarët e trojeve arbërore,këtu fillon Kosova dhe Shqipëria e ne kemi fat që jetojmë në Kosovë Lindore. Edhe kryetari i shoqatës humanitare lugina e Preshevës në emër të mërgimtarëve u ndinë krenar për këta 27 dëshmor,andaj do të kujtohen me krenari gjithmonë. Me poezinë e Nurije Osmanit dhe me një koktej u mbyll ky manifestim i inaugurimit të pllakës përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit. Është Nëntori i parë që qytetarët do të festojnë së bashku festën e 28 nëntorit me dëshirën e të rënëve për lirinë e këtij vendi./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch