Home » Kulturë, Lajme » NË QOFTËSE VAZHDON ME KËTË HAP…, IA KALOJNË EDHE VET AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

NË QOFTËSE VAZHDON ME KËTË HAP…, IA KALOJNË EDHE VET AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Paulin Zefi
Referim për ”Thesarin Kombëtar…”, vëllimi 9

Tha në fjalën e tij, Z. Paulin Zefi, Historian e Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës

Përshëndetje të gjithëve,
Mirë se keni ardhur, si na keni nderuar me praninë tuaj, sidomos ju që keni ardhur nga larg.
Unë, është hera e parë që moderoj një takim, të këtill niveli apo formati, sepse jam mësuar me konferenca shkencore lidhje me historinë. Por edhe kjo nuk është larg nga historia, bile është shumë më afër se sa shumë shkenca tjera.
Me z. Hysen Ibrahimin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, jemi njohur në vitin e kaluar, më datë 7 shtator 2017, takimin e parë jemi takuar te zyra e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z. Fran Frrokaj.
Atëherë kemi diskutuar dhe që nga ajo datë, kemi vendosur edhe takimin e sotëm, për promoviomin e librit që ende nuk ishte dalë në dritë.
Atëherë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, është themeluar më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë. Dhe vetëm në harkun kohor prej 7 vitesh ka botuar 9 volume, apo 9 thesare, siç titullohet.
Në qoftëse vazhdon me këtë hap i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë Hysen Ibrahimit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë. Ia kalojnë edhe për cilësi po themi edhe për volum edhe vet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sepse as Akademia e Shkencave nuk ka qenë në gjendje të botoj të tillë libra voluminoz, siç e shifni edhe vet, se nuk janë libra siç i quaj edhe vet revista me 30 faqe apo qoft edhe 100 faqe. Por është një libër voluminoz i tillë me shtatë kapituj dhe afër 600 faqe, shumë cilësor ku bien në sy shumë kumtesa, shumë analiza të veprave të ndryshme të shumë autorëve dhe në veçanti të Prof. Fetah Bahtirit.
Në qoftëse e shofim te faqja 530, e cila më ka ra në sy kjo kumtesë e Prof. Fetah Bahtiri, e cila titullohet ”VITI I SKËNDERBEUT-550 VJETORI I VDEKJES”. Atëherë, këtu është një vepër teatrale, e cila është vendosur në skenë në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Aktualisht s’kemi arritur ta vendosim në skenë për këtë vit, shpresojmë se mbrenda vitit do të realizohet një aktivitet i tillë, apo jo Hysen. Atëherë e nisim dhe e hapim së pari me këtë aktivitet, me Shoqatën ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, dhe nuk do të jet aktiviteti i fundit, sigurisht, e as ky nuk do të jet ”Thesari” i fundit sigurisht, sepse priten edhe shumë thesarë të tjerë. Në qoftë se vazhdojmë me këtë ritëm, mund të jet mesatarja dy në vit, ndër të cilat do të shenohet takimi i sotëm si njëri ndër takimet më të rëndësishme të kësaj Shoqate organizuar dhe pikërisht në qytetin e Lezhës.
Ju uroj suksese Z. Hysen Ibrahimi, të gjithë anëtarëve të Shoqatës, dhe madje kjo është edhe stimul për të tjerët dhe shembull për tu marrë për të mirë si pikë kryesore referimi për shoqatat e tjera atdhetare, si veprojnë në mërgatë, por jo edhe vetëm për mërgatë, por edhe në Shqipërinë Londineze, si Kosovë, Mal të Zi, Iliridë dhe vende ku banojnë shqiptarët.
Nuk dua të flas me superlativa, me mbi vlerësu. Por çka kam lexuar këtu dhe thesarët tjera që mi ka dhuruar Hysen Ibrahimi në vitin e kaluar, pra më 7 shtator 2017, nuk besoj se ka shoqatë tjetër atdhetare e kulturore e artistike e cila mund të ket punuar kaq shumë, dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Sepse, një libër si ky është me të vërtetë një ”Thesar”. Vet emërtim dhe gjetje interesante. Pra çdo libër sado i vogël apo i madh qoftë, cilësor apo jo, është një ”Thesar”. Ky është sasior siç e thash në fillim dhe cilësor. Ju urojmë, ju përgëzojmë dhe urime në vazhdimësi, suksese, mos u ndalsh kurr bashk me anëtarët e Shoqatës tuaj- i drejtohet z. Hysen Ibrahimit për fund.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch