Home » Lajme » Në qytetet e Kosovës nis djegia e prodhimeve të Serbisë

Në qytetet e Kosovës nis djegia e prodhimeve të Serbisë

Në shenjë revolte për vrasjen e Policit të Kosovës, Enver Zymberi i cili tashmë është Hero i Kosovës si dhe për djegien e pikës kufitare në veri të Kosovës nga ekstremistët serbë, një grup qytetarësh të qytetit të Ferizajt kanë djegur prodhimet që mbajnë mbishkrimin “Made in Serbia”.

Qytetarët ferizajas kanë thënë se prodhimet serbe nuk kanë më vend në tregjet e Kosovës dhe i kanë ftuar bashkëqytetarët e tyre t’i bojkotojnë në mënyrë masive këto produkte.

Edhe në Skenderaj, mbrëmjen e së premtes, në sheshin “Adem Jashari” janë djegur publikisht një sasi të mallrave serbe. Njëri nga organizatorët, Hysni Ngucati citohet të ketë thënë se disa mallra janë marrë nga shitoret e këtushme, e disa tjera i kanë sjellë vet qytetarët.

Një gjest i tillë është mirëpritur nga të gjithë ata që kanë qëlluar në qytet, pjesa më e madhe e të cilëve ishin mërgimtarë, duke thënë e kërkuar qe të digjen prodhimet serbe, ashtu si na dogji Serbia çdo gjë që kishim.

“Ky është gjest i mirë simbolik, dhe ndoshta ngrit vetëdijen te qytetarët qe definitivisht të mos përdorin më mallra serbe dhe këtë për shumë arsye, duke u nisur nga ajo se janë nga shteti armik, se janë të rrezikshme për shëndetin, si dhe për shkak të gjakut të derdhur gjatë një shekulli e urojmë që gjaku i Enver Zymberit të jetë i fundit”, ka deklaruar Hazir Bajrami, i cili me familje kishte ardhur nga Vjena.

Ndërkaq, Miftar Mehmeti, për prezencën e mallrave serbe në Kosovë ka fajësuar kompanitë tregtare. “Fajtor kryesor janë firmat tregtare, të cilat për përfitime personale tregtojnë ato produkte dhe, çka është edhe më keq, kontrabandojnë mallra serbe, kurse nuk i shfrytëzojnë mundësitë e shumta për tregti me vendet tjera”, ka shprehur mendimin e tij ai pa i shfajësuar as vet qytetarët e pandërgjegjshëm.

Bëhet e ditur se aksione të tilla të bojkotimit masiv të produkteve serbe por edhe të djegies publike të tyre do të organizohen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Then you’ll need to follow up often on how things more about the writer are going

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch