Home » Lajme, Vendore » Në qytetin Bajram Curri organizohet festivali “Sofra Dardane” do të merr pjesë SHKA “Presheva jehon” dhe kryetari i Komunës Z. Ragmi Mustafa & video (VOA)

Në qytetin Bajram Curri organizohet festivali “Sofra Dardane” do të merr pjesë SHKA “Presheva jehon” dhe kryetari i Komunës Z. Ragmi Mustafa & video (VOA)

Kryetari I Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Bajram Currit organizojnë për të dhjetin vit me radhë festivalin “Sofra Dardane”. Në këtë festival do të marrin pjesë ansamble, grupe kulturo-artistike dhe rapsod nga të gjitha trevat shqiptare. Në natën e parë në këtë festival do të prezantojnë edhe Shoqëria Kulturo artistike Presheva jehon nga Presheva. Vlen të theksohet se në këtë festival përpos ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare do të prezantojnë edhe personalitete të larta të institucioneve qendrore dhe lokale shqiptare. Ndër ta edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri për kulturë Aldo Bunkçi dhe kryetari i komunës ës Preshevës, Ragmi Mustafa.

Sipas gazetarit tonë që po përcjell këtë aktivitet në Tropojë, kryetari Mustafa ka realizuar takim me zotin Basha, për të cilin do të ju informojmë më gjerësisht në edicionet e ardhshme informative. Për tre netë radhazi, Bajram Curri do të ketë vërtet festë ku do të hap dyert për mijëra adhurues të këngës e valles shqipe. Festivali “ Sofra Dardane” ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës që gjeografikisht së bashku përbëjnë Rrafshin e Dukagjinit si dhe nga vende të tjera shqiptare. /A.B./

One Response

  1. Nje organizim shum special ishte ket vit 🙂

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch