Komuna e Preshevës
KUVENDI KOMUNAL
I.nr.06-28/2011
Me datë:23.06.2011
P r e sh e v ë.
Në mbështetje të nenit 35 të Statutit të komunës së Preshevës ( “fl.zyrtare e Rrethit të Pçinjës” nr.26/08) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit ( “fl.zyrtare e Rrethit të Pçinjës”nr.18/08), Kuvendi komunal ne Presheve ne mledhjen e vet te mbajtur me 23 qershore 2011 ne lidhje me situaten aktuale dhe politike pas marrjes se raportit te Eulexit ne lidhje me hulumtimet e mbetjeve mortore ne Liqenin e Livocit dhe pas akuzes se ngritur ndaj Kryetarit te Keshillit te mbrojtjeve te drejtave te njeriut z.Belgzim Kamberit si dhe protestes se qytetareve ne fshatin Miratoc ne lidhje me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan Kuvendi nxjerr keto:
K o n k l u z i o n e
– 1. Pas raportit të Zyrës për Persona të Zhdukur dhe për Mjëkësi Ligjore EULEX-KOSOVË, ku shihet qartë se në Liqenin e Livoçit në Komunën e Gjilanit, nuk është gjetur as edhe një mbetje mortore, per te cilen jane te denuar nga gjykata speciale për krime lufte në Beograd, Kuvendi Komunal i Preshevës kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë, të ushtrojë presion tek organet shtetërore, në Beograd që krahas ndërprerjes së proceseve gjyqësore politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të vazhdueshëm shtetëror që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
– Kuvendi kërkon shfuqizimin e këtij aktgjykimi nga gjykata përkatëse, duke patur parasysh motivimet politike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë process.it të arrestimit dhe paraburgimit të nëntë qytetarëve të Preshevës
– Kuvendi komunal ne Presheve ashper proteston edhe ndaj presionit psicik dhe fillimit te procedures per ndjekje penale te cilen e ka ngritur prokuroria serbe ndaj kryetarit te te drejtave te njeriut i cili ka qene nje nder organizatoret e protestes se qytetareve shqiptare te Lugines se Presheve ne lidhje me njohjen e diplomave te studenteve te cilet kane diplomuar ne Universitetet e Kosoves.
– Kuveni komunal ne Presheve po ashtu kerkon nga faktori nderkombetare qe te beje presion ne organet shteterore ne lidhje me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.
Konkluzione ti dergohet:Qeverise se Serbise, Ambasadave te akredituara ne Beograd, Misionit te OSBE-se ne Beograd
Kryetar i Kuvendit
Dr.Besim Abduli