Home » Lajme » Në shënimin e 12 vjetorit e PDK-së në Gjilan, të ftuar edhe nga Presheva dhe kryetari i Komunës Ragmi Mustafa

Në shënimin e 12 vjetorit e PDK-së në Gjilan, të ftuar edhe nga Presheva dhe kryetari i Komunës Ragmi Mustafa

Me një organizim të veçantë, mbrëmë në Gjilan është shënuar 12 vjetori i PDK-së. Të pranishëm në këtë manifestim ishin deputet, ministra, dhe simpatizues të këtij subjekti politik. Ndërsa ftesës speciale nuk i munguan edhe partive mike të kësaj PDK-së, ndërsa komunën e Preshevës, e përfaqësoi kryetari i saj Ragmi Mustafa, dhe PDSH.

 

Mbrëmë në Gjilan, me një organizim të veçantë, është shënuar 12 vjetori i thmelimit të PDK-së. Në këtë manifestim festiv, me moton “Ne e kemi një ëndërr – ne po e bëjmë atë”, dhe “12 vjet me PDK-në”, morën pjesë njerëzit më të lartë të ksaj partie, anëtarë, simpatizues, deputet e ministra, si dhe të ftuar të partive mike të PDK-së, nga hapsira e Luginës së Preshevës. Ftesë speciale në këtë përvjetor kishte edhe PDSH nga Presheva, dhe kryetari i saj dhe i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Fillimishtë në këtë manifestim, kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Izmi Zeka, elaboroi në pika të shkurta rrugëtimin 12 vjeçarë të PDK-së në Gjilan, kurse fjalën e mori edhe kryetari i kësaj komune Qemajl Mustafa.

Ndërsa, në fjalën e tij kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke përshëndetur të pranishmit tha se pjesëmarrja në këtë manifestim festiv e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, e bënë edhe më madhështor, kurse potencoi se bashkë janë duke kontribuar në ruajtjen e bërthamës kombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës, është themeluar menjëherë pas luftës së Kosovës në vitin 1999. Prej asaj kohe kjo parti ka kontribuar në proceset e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në zgjedhjet e para dhe të lira në Kosovë, PDK është renditur e dyta çka u përsërit edhe në zgjedhjet e dyta. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2007 kjo parti fintoi bindshëm ndaj rivalëve të tjerë politik, duke e marrë edhe përgjegjsinë e shpalljes së pavarsisë së Kosovës, ndërsa edhe në zgjedhjet e fundit për punën e bërë, elektorati e shpërbleu me mandatin tjetër të udhëheqjes së Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch