Home » Lajme » NË SHENJË KUJTIMI, STUDENTËT NË BREZOVICË FORMOJNË EMRIN E ARIAN DACIT

NË SHENJË KUJTIMI, STUDENTËT NË BREZOVICË FORMOJNË EMRIN E ARIAN DACIT

Në mesin e shumë postimeve që janë bërë për vdekjen e Arian Dacit, i cili humbi jetën dje tragjikisht nga një ortek në Brezovicë, bie në sy publikimi i profesorit Musa Selimi, i cili së bashku me studentët e tij ndodhej në Brezovicë, atje ku për çdo vit mbahet pjesa praktike e skijimit.

Në foto shihen një numër i studentëve, të cilët e kanë krijuar emrin Arian, ndërsa është bërë e ditur se sot nuk kanë mbajtur mësim për shkak të vdekjes së Dacit, i cili mbante postin e zëvendësministrit të diasporës, dhe ishte djali i akademik Nexhat Dacit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch