Home » Lajme » Në Shkup sot është prezantuar projekti madhështor “Javët e Biznesit Kombëtarë” – “100 vjet shtet shqiptarë”

Në Shkup sot është prezantuar projekti madhështor “Javët e Biznesit Kombëtarë” – “100 vjet shtet shqiptarë”

Pjesëmarrës në promovimin e projektit ishin udhëheqësit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, ata të Aleancës Kosovare të Bizneseve, udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës, ndërsa nikoqir ishte kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti., të pranishëm gjatë prezantimit të projektit ishin edhe udhëheqës të bizneseve private shqiptare nga të gjitha hapsirat. Javët e biznesit kombëtarë do të karakterizohen me aktivitete të ndryshme e të shumta kulturore dhe ekonomike në pesë shtetet e Ballkanit ku jetojnë shqiptarët, thanë bashkëorganizatorët e këtij projekti mbarëkombëtarë. Prezantimi i projektit “Javët e biznesit kombëtarë”, ka filluar në Prishtinë më 17 Shkurt ditën e pavarsisë së Kosovës, ndërsa aktivitetet e shumta do të vazhdojnë në pavarsinë tjetër atë të shtetit shqiptarë më 28 Nëntor në 100 vjetorin e saj. I tërë delegacioni i bashkëorganizatorëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Lugina e Preshevës, do të bëjnë prezantimin e projektit edhe në Preshevë më 5 Mars, javën e ardhshme.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch