Home » Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale » Në Shkup, Zaev e Xhaferi falën bashkë Bajramin

Në Shkup, Zaev e Xhaferi falën bashkë Bajramin

Manifestimi qendror i faljes së namazit të Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve, të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Besimtarë të shumtë të fesë islame në Maqedoni, ishin mbledhur në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup për ta falur Kurban Bajramin apo siç njihet ndër shqiptar Bajramin e Vogël. Nëmesin e shuamë besimtarëve ishin dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi

Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive.

“Ju ftoj ti gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të krijuesit tonë, Allahut fuqiplotë”, u tha mes tjerash në mesazhin e Rexhepi.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ju uroj Kurban Bajramin me shpresë se edhe Bajrami i ardhëshëm do të na gjej të bashkuar në rrugën e drejtë dhe në rrugën e Zotit”, tha kryeparlamentari Xhaferi në urimin e tij.

Kurse kryeministri Zoran Zaev i pranishëm në xhaminë qendrore në Shkup, tha se veçoritë e Kurban Bajramit si një festë e solidaritetit,  familjes dhe ndihmës së ndërsjellë, e bëjnë këtë festë të madhe.

“Pikërisht nga respekti për këtë festë të madhe, jam këtu pranë jush, me besimtarët në mënyrë që ta zgjerojmë edhe më tutje bukurinë e tij. Unë besoj se në shpirtin e humanizmit dhe miqësisë do të qëndrojmë të bashkuar dhe si të tillë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një shoqëri për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress