Home » Lajme » Ne, shqiptarët nuk jemi antihebraik !

Ne, shqiptarët nuk jemi antihebraik !

flamuri-hebrej-dhe-shqiptarLufta e Dytë Botërore e nxori në pah vetinë më sublime të popullit shqiptar ; shqiptarët pa marrë parasysh fenë , krahinën , bindjet partiake , bashkëpunëtor apo kundërshtar në nazizmit   i treguan botës që nuk janë bashkërreshtues të së keqes ;i fshehën  hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan në makinerinë e likuidimit . Ishim pra, ata që kemi qenë gjithmonë !
Për çudi , neve na ndodhin disa gjëra të cila nga afekti emocional kishin të na dërguar në shportën historike .Por fatbardhësisht bota e di të vërtetën tonë dhe e di se ata janë vetëm një grusht i vogël dhe  kështu nuk ndërron mendje të menjëhershme .
Një askushi , një grup i askushëve të dirigjuar nga që dirigjuar nga qendrat sllavo-islamike deshi që të na mbesin këmbët e arushës në duar.. Shkodra  ishte në rrezik, Shkodra e rrethim të saj heroik këtu e 500 vjet më parë rrezikonte të shndërrohej në qendër turpi shqiptar E ku pastaj ?

“Burimet thanë se nga materialet e Shërbimit Informativ Shtetëror, i ndihmuar edhe nga agjencitë e huaja të spiunazhit, kanë referuar informacione se 4 të arrestuarit në Shqipëri, në bashkëpunim me 7 personat e arrestuar në Kosovë dhe disa të tjerë në Maqedoni, po planifikonin një sulm me shpërthim jashtë stadiumit “Loro Boriçi” dhe më pas me armë zjarri, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael sqaron edhe lapsi.al”
Katër të dyshuarit në Shqipëri po hetohen për akuzën e “akteve terroriste” të mbetur në tentativë, pasi janë krijuar dyshime të arsyeshme se kanë bërë disa veprime konkrete për të finalizuar sulmin me eksploziv dhe më pas me armë. Këtë sulm, grupi hetimor thotë se e kanë koordinuar edhe me disa shtetas të tjerë, të cilët gjithashtu janë nën hetim në Kosovë dhe Maqedoni.” -lajmërojnë agjensitë e lajmeve.
Por çfarë ka qenë ky kërcënim apo sinjal për akte terroriste, që ka detyruar këtë masë të jashtëzakonshme tre ditë përpara takimit Shqipëri- Izrael?
Pse mu në ndeshjen  Shqipëri -Izrael ? Pse mu në Shkodër ? Pse mu në Shqipëri ?

Pra , boshti sllavo-islamik , i shtrirë në rrafshin tonë deshi të masakron krenarinë tonë , dhe ku pastaj?

E vërtetë që terrorizmi, konfliktet mes shteteve, frika për një luftë si dhe katastrofat natyrore janë çështjet më të diskutuara kudo në botë që rrezikojnë jetën njerëzore , por pse kjo duhej të ndodhte tek ne ?

“Informacioni i përcjellë është kryqëzuar edhe me informacione të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me emrat e personave që kanë blerë bileta për të qenë prezentë në “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes të së shtunës. Sipas burimeve të organit të akuzës, vëzhgimi disaditor në Shkodër konfirmoi informacionin e ardhur nga jashtë duke sjellë kështu edhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Ata ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e tyre, pasi ishin filmuar teksa merrnin pjesë në procesin gjyqësor ndaj grupit të 9 xhihadistëve të akuzuar për rekrutimet në Siri.
Po ,pse vallë tek ne ? Ore ç`është kjo dëshirë e madhe për të na çpërfytyrosur karshi botës?

“Një akt i tillë mund të ndërmerrej ndoshta i nxitur nga prania e sportistëve hebrenj në Shqipëri, si një hakmarrje simbolike e terroristëve islamikë ndaj shtetit të Izraelit “- ishte një koment gazetaresk. Ky do të ishte sulmi më terrorist kundër Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve rreth saj,
Ndoshta jam i vogël për të porositur , por gjithsesi boshtit sllavo-islamik   i them : “Larg duart nga Shqipëria dhe populli shqiptar!  “

Shqiptarët nuk jemi antihebraik !
fahri-xharra-2016-1
Fahri Xharra,08.11.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch