Home » Lajme » Në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë filloi festivali mbarëkombëtarë i këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011”

Në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë filloi festivali mbarëkombëtarë i këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011”

Në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë zyrtarishtë filloi festivali mbarëkombëtarë i këngës dhe valles shqipe i quajtur “Presheva jehon 2011”. Në ditën e parë të këtij festivali Shoqëritë Kulturoro – Artistike pjesëmarrëse, fillimisht defiluan nëpër rrugët e qytetit të Preshevës duke vallëzuar, kurse popullata jonë në masë të madhe kishte dalur për ti mirëpritur dhe uruar mirëseardhje. Ndërkaq, hapjen zyrtare të festivalit të kënges dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011”, zyrtarishtë e hapi kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili i falenderoi shoqëritë pjesëmarrëse në këtë festival, kurse këto ditë sa zgjatë festivali me të vërtet le të jehojë Presheva. Edhe drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” Naser Nuredini, përshëndeti të gjithë pranishmit në festival dhe uroi që edhe nesër koha të jetë e mirë që të gjitha shoqëritë të vallëzojnë në natyrë. Festivali i këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011” mbahet nën patronatin e këshillit komunal të Preshevës, kurse bashkë organizator është edhe shtëpia e kulturës. Në ditën e parë të festivalit kanë marrë pjesë katër SHKA. SHKA Jeta e Re Sllupçan, Asambli i Gjilanit – Gjilan, SHKA Zëri i Luginës – Bujanoc dhe SHKA Rexho Mulliqi – Preshevë. Ndërsa shoqëria e parë që e hapi festivalin ishte ajo vendase, pra SHKA Rexho Mulliqi

RTV Presheva

 

Many teachers don’t feel that they have the time necessary to deal with bullying, so parental involvement is critical for encouraging them to make that time though things are easier http://celltrackingapps.com/ in states like new jersey, where legislation demands accountability

One Response

  1. Luginaa thotë:

    Luginaa po thote nw presheve nuk pati festival, po koncerte te SHKA-ve te mbledhuna nga trojet shqiptare. Mixhes festivali i ka do mesele shume tforta. kto reklame edhe marketing partiak.

    Luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch