Home » Lajme » NË SIMPOZIJUMIN E IV SHKENCORË NDËRKOMBËTAR PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKITEKTURORE TË MBAJTUR NË SARAJEVË U PUBLIKUA EDHE PUNIMI PËR HAMAMIN E PRIZRENIT I AUTORIT ARBËR SADIKU, ARKITEKT NGA BUJANOCI

NË SIMPOZIJUMIN E IV SHKENCORË NDËRKOMBËTAR PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKITEKTURORE TË MBAJTUR NË SARAJEVË U PUBLIKUA EDHE PUNIMI PËR HAMAMIN E PRIZRENIT I AUTORIT ARBËR SADIKU, ARKITEKT NGA BUJANOCI

Prej 13-16 qershor 2011, organizuar nga “International Center for the Conservation of the Cultural Heritage” Itali, si dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimatarisë së Sarajevës, është mbajtur Konferenca e Katërt Shkencore Ndërkombëtare për mbrojtjen e Trashëgimisë Arkitekturore. Në këtë konference me punimet e tyre shkencore u paraqitën studjues të fushës së trashëgimisë arkitekturore nga: Italija, Shqipërija, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kroacija, Slovenija dhe Serbija, ku secili punim pasqyronte gjendjen, trajtimin dhe menaxhimin e trashëgimisë arkitekturore nëpër vendet përkatëse.

Në mesin e punimeve të publikuara në këtë Konferencë ishte edhe punimi me titull “Revitalizimi i objekteve të trashëgimisë arkitekturore përmes ndryshimit të funksionit të objektit. Case Study: Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizren” i autorit Arbër Sadiku, arkitekt. Punimi pasqyron rrethanat historike të ndërtimit të këtij objekti, shfrytëzimit fillestar të tij, ndërhyrjet e kohë pas kohshme në të me qëllim të mbrojtjes së tij e deri tek propozimet për mundësin e shfrytëzimit të tij në kontekstin e zhvillimit modern urban.

Bazuar në statistikat e marra nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren si dhe botimeve të mëhershme lidhur me këtë objekt me vlera të veçanta kulturore dhe arkitekturore të ndërtuar në vitet 1573-74, punimi punimi përshkruan në mënyrë të hollësishëm kontekstin historik të ndërtimit të tij dhe trajtimit të mëpastajshëm në periudha të ndryshme historike. Në mënyrë kronologjike janë përshkruar të gjitha ndërhyrjet, duke ofruar të dhëna për teknikat, mënyrat dhe materialet e përdorura me këtë rast. Simbas autorit, duke filluar që nga viti 1954 kur edhe objekti u përfshi në listën e objekteve të trashëgimisë arkitekturore nën mbrojtje të Entit të athershëm Krahinor të Mbrojtjes së Monumenteve, në vazhdimsi ishin ndar fonde për mirmbajtjen dhe restaurimin e objektit, megjithatë asnjëra nga ndërhyrjet e deri tanishme nuk mund të thuhet se i përket një restaurimi të mirëfilltë të bërë nga një projekt paraprak restaurues dhe ekzekutuar nga njerëz kompetent të kësaj fusheje. Të gjitha ndërhyrjet më shumë i përkisnin ndërhyrjeve emergjente me qëllim ruajtjen e objetit nga një shkatërrim total sesa ndërhyrje të mirfillta restauruese.

Një kontribut të veçant punimi jep në pjesën e analizës së tij në kontekstin e zhvillimit urban modern, ku çdo ditë e më tepër objektet e trashëgimisë arkitekturore, sidomos ato të ndodhura në lokacione urbane, ngulfaten nga ndërtimet e reja për rreth tyre duke ia zbehur rëndësin e pakontestueshme që ato kanë. Kjo sjellë nevojën që edhe objektet e trashëgimisë arkitekturore, të trajtohen në kontekstin e rrethanave të jetës moderne duke i dhënë gjallëri përmes intervenimeve në ndërrimin e funksionit fillestar, përmes krijimit të hapsirave të cilat ofrojnë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të së sotmes, por pa rrezikur në asnjë rrethanë identitetin fillestar të objektit.

Nisur nga fakti se ka kohë që është dhënë ideja që objekti të kthehet në Muze dhe Galeri Arti, autori konkludon se kjo mund të realizohet por me një projekt mirë të analizuar, projektuar dhe më pas të realizuar nga ekspert të fushës së restaurimit, bazuar në principet bazë të restaurimit të përcaktuara nga Karta e Venecias e vitit 1964 (Venice Charter). Në këtë drejtim të gjitha projektet të cilët me qëllim të adaptimit të hapsirave të Hamamit në Muze dhe Galeri Arti, të cilët do të ndërhynin në strukturën autentike dhe estetike të Hamamit, do të ishin të papranueshëm dhe të përjashtuar.

Punimi paraqet gjithashtu edhe zgjidhje konkrete duke propozuar që me qëllim të ruajtjes së identitetit të objektit sa i përket edhe funksionit të tij, një mundësi e mirë do të ishte ruajtja e funksionit fillestar në pjesën e femrave të hamamit, gjersa në drejtim të rigjallërimit të objektit duke i ofruar vizitorit aktivitete të ditës së sotme brenda tij, pjesa e meshkujve do të mundej të kthehet në Muze dhe Galeri Arti, duke hapur hyrjen kryesore në fasadën jugore të objektit.

Në këtë rast objekti në të njëjtën kohë do të tërhiqte vizitorë përmes aktiviteteve të përditshme por njëkohsisht do të ruante edhe funksionin e tij fillestar karakteristik për kulturën otomane,  vlera të cilat karakterizojnë edhe qytetin në  përgjithësi.

Kjo mënyrë e ndërhyrjes përmes ndërrimit të pjesërishëm të funksionit fillestar të objektit përveq që do të ndikojë në afrimin e vizitorëve drejt saj, njëkohsisht është një mundësi e mirë për vetqëndrushmëri ekonomike të objektit përmes të hyrave vetanake.

Pjesmarrja dhe publikimi i punimeve që kanë të bëjnë me objektet e trashëgimisë arkitekturore në Kosovë, janë një rast i mirë për promovimin e vlerave të mëdha të trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe të trashëgimisë arkitekturore ne veçanti, që janë edhe resursi kryesor turistik i vendit. Vetëm se duhen pikë së pari të trajtohen në mënyrë adekuate dhe të përgjegjshme nga institucionet përkatëse vendore si dhe të punohet në drejtim të promovimit të tyre.

Publikime të më hershme nga autori:

 

“ Đzamija u selo Končulj “, Arhitektura, Nr. 145-146, Beograd, 2010

 “Development of Computer Designing and its Impact on the Architecture”, Nauka + Praksa, Nr. 12.1, Nish, 2009

“ Prirodno svetlo u enterijeru “, Zbornik radova PHIDAC10, Novi Sad, 2010

RTV-SPEKTRI

B u j a n o c

Original valentine’s day http://www.buyessayonline.ninja lessons via teachhub

2 Responses

  1. Xhemaledin Salihu thotë:

    Urime dhe pergezime per punen shkencore te Arber Sadikut, arkitekt nga Bujanoci.
    I urijme dhe deshirojme edhe suksese te tjera ne punen e tij shkencore.
    Ne Lugine te Presheves, ne vitin 2010 eshte themeluar Shoqata per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore me seli ne Presheve, e cila per objekti, pos te tjerave ka edhe Trashegimin arkitektonike. Andaj apeli, po edhe ftesa e jone qw i nderuari Z. Arber Sadiku, arkitekt te na ndihmoje me profesionalizmin e tij ne kete drejtim.
    Konkretisht ne Kalane Presheves kane filluar punimet ne hapjen e shtegut-rruges deri ne Kala. Me kete rast kemi nevoje per mendime dhe udhezime nga profesionistet, sikur Zoteri Arberi, ne drejtim te asaj cfare te behet ne fazat tjera te riparimit, adaptimit, konzervimit te Kalase. Andaj edhe ndihma e te nderuarit eshte e mireseardhur.
    Me respekt dhe nderime,
    Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqates per Trashegimi ne Presheve

  2. Taipi thotë:

    Te lumt mor djal Arber Sadiku,un nuk tkam njoft personalisht por nje dit rastesisht djali im me ka treguar kur jemi takuar ne qytet, te pash se nuk kishe me shum se 1 meter e 50 centimetra, por zemren dhe shpirtin mesiguri e ke te madhe, te lumt ata prind qe te kan, krenari e familjes tuaj ishe mor cuni. Per veten tonde, per familjen tonde dhe per firmen tonde kishe dhon shum, tash te kisha porositur qe te kontribosh per ceshtje shoqerore dhe kombetare, te lumt edhe nje her, suksese dhe shendet te mir te dhasht Zoti. Taipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch