Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në Slovenjska të Ukrainës u rrëmbyen 12 vëzhgues të OSBE- së

Në Slovenjska të Ukrainës u rrëmbyen 12 vëzhgues të OSBE- së


Xhavit ÇitakuNë mesin e të rrëmbyerëve eshtë edhe një oficer, bënë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti skandinav

Nga XHAVIT ÇITAKU

Geteborg, 25 prill- Mjetet suedeze të informimit, bazuar në të dhënat e agjencive të ndryshme botërore, raportojnë se separatistët pro- rus në Ukrainën lindore kanë ndaluar një autobus, në të cilin gjendeshin përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian. Në mesin e të rrëmbyerve është edhe një oficer suedez.
Slovenjska-” Ne kemi arritur të mësojm sot pasdite  se një grup vëzhguesish, ndër ta edhe një oficer suedez, janë rrëmbyer nga njerëz të maskuar në Ukrainën lindore. Ne jemi duke punuar aktivisht për të marrë më shumë informacione”, tha për gazetën ” Aftonbladet” Lina Eidmark, nga zyra e shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë. Negociatat për lirimin e tyre janë duke u zhvilluar në vazhdimësi, tha ministria në një deklaratë.

Sipas agjencisë AFP grupi përbëhet nga shtatë njerëz nga OSBE dhe pesë të tjerë janë pjesëtarë të ushtrisë ukrainase. Në fakt, në autobus gjendeshin 13 veta duke përshi edhe vozitësin, i cili u ndal në hyrje të qytetit Slovanjsk, bënë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës. Dymbëdhjetë pasagjerë u dërguan në ndërtesën  qeveritare të okupuar nga separatistët pro- rus, shkruan më tutje AFP.

Sipas udhëqësit separatist ky akt i rrëmbimit është ndërmarrë për shkak se sipas tyre në mesin e këtyre njerëzve gjendet një ” spiun” ukrainas, shkruan REUTURS

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch