Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në takimin e nesërm, Thaçi-Daçiq në fokus do të jenë zgjedhjet

Në takimin e nesërm, Thaçi-Daçiq në fokus do të jenë zgjedhjet

Nesër në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut serb, Ivica Daçiq. Sipas Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, në fokus të këtij takimi sërish do të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit. Ata do ta vazhdojnë dialogun, që do të thotë se në takim do të diskutohet zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, e fokusi kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve”, ka thënë Kocijançiq.

Ndërsa agjencitë serbe të lajmeve raportojnë se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i bashkohet po ashtu ekipit serb, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarë të Bashkimit Evropian. Tanjug citon burime të veta diplomatike të kenë thënë se pjesëmarrja e Vuçiqit mund të çojë në përparim të konsiderueshëm sa i përket çështjes së energjisë dhe të telekomunikacionit, e cila edhe pas dy vjetësh bisedime mbetet e hapur.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch