Home » Histori, Lajme, Opinione » Ne të pluhurit dhe të llaçit e harruam…

Ne të pluhurit dhe të llaçit e harruam…

« Neper fytyrat tona rrëshqiti një gëzim, dhe nder zemra tona ngriti një fole, e një jete e bukur e një jete e re, me dëshira te shumta,po buzëqesh ne lulëzim « -kështu kisha nxënë nga Migjeni t`i gëzohem fitores ,fitores së madhe .

Ishte koha kur ne kërkonim dhe bukur gjatë ndër shekuj : Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla.  Të lutem, pak dritë në këtë natë kur shpirti vuan , kur të dhëmb dhe e di se  ç’të dhemb e ku të dhemb ;  kur urrenim dhe e dinim se ç’urrenim,  kur donim dhe dinim se ç’donim : Ishte drita , ishte dielli , ishte dija që na mungonte me shekuj .

Askush  nuk na njihte , as ata që përpara nesh loznin nuk na njihnin  .Po pse ? Errësira i kishte ndryshkur shekujt dhe ata edhe pse na njihnin  loznin për hesapin e tyre e në për hesapin tonë . Ne ishim të pluhurit dhe llaçit dhe telashet tona  shpresonim që na i dinte vetëm zoti.

Ndoshta na  kishin hallin apostujt e mëshirës dhe te dashurisë… Ndoshta, ndoshta…

« Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezur! Me flakën e pishës në qiellin e nates  ta shkruejsha kushtrimin »-kishte nga ata që e kërkonin  por shpejtë digjeshin si mizat e natës rreth dritës së qiriut .
Por sidoqoftë edhe pse atëherë gjithkush  i kishte  punet dhe telashet e veta, ashtu edhe ne : dhepse  shumë heret kishim fillue me shikue punet tona  . Edhe pse ecnim nga dalë edhe pse shikonim djathtas e majtas , edhe pse buza nuk na qeshte kurrë ,por gjithnjë ecnim deri sa të mbërrinim në cakun tonë . Ishte vështirë ; tradhti pas tradhtie ,pluhur pas pluhuri që të zinte frymën , llaç pas llaçi  ku ngeleshin këmbët deri në gjunjë , por ne  ishim te llaçit , të pluhurit , të urisë , të territ ,të pa dijes dhe ..
Askush nuk na njihte , ndoshta edhe na njihnin por ne e kishim famën e keqe ,dhe ngurronin të na ndihmonin.

Dergjeshim  n’errësirë pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’na dëgjonte , çirreshim  kot më kot, nata ishte e shurdhër , e  shurdha nuk ka jehonë.

Ne ishim të llaçit dhe shtëpitë nga llaçi i kishim , ne ishim të pluhurit edhe me bukën tonë pluhurin e kishim mëlmesë. Ne ishim në terr…..

 Kur gjeli këndon  thonë se asht drita afër , – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita…  Por ne s’ i besonim fjalëve të botës……

…Dhe dallendyshja erdhi… Si shpirt n ekstaze, ne hovin e shejt u shtri
me qiellin rroket,me diellin puthet,  dridhen krahet ne hare~ mandej poshte versulet  tue dhurue me cicerim pershendetje nje mije.
…Dhe vesa shkelqen… Ne nji pike t argjendt pasqyrohet jeta ,
terheqese si andrra dhe si vizatimi nder oret e hyjzimit,kur shperthen agimi e rrezet e arta rreshqasin nder fleta. »


Dhe një ditë nëpër fytyrat tona  vezulloi gëzimi , filloi një jetë e re,por ne e harruam ,shpejtë e harruam që ishim të llaçit e pluhurit .

Zoti e bëftë mirë për ne ! : “Nëse sot flasin profetët e rremë/, nesër ka turbullira dhe gjak”.. (Agim Shehu )

Fahri Xharra & Migjeni

24.09.17, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore