Home » Lajme » NË TIRANË, ZHVILLOI PUNIMET ME SUKSES, KONFERENCA E PARË MBARËKOMBËTARE E INSTITUTIT TË INTEGRIMIT TË KULTURËS SHQIPTARE

NË TIRANË, ZHVILLOI PUNIMET ME SUKSES, KONFERENCA E PARË MBARËKOMBËTARE E INSTITUTIT TË INTEGRIMIT TË KULTURËS SHQIPTARE

Tema: studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-rogramave e teksteve, për të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në diasporë.

Prof. Murat Gecaj

përgjegjës seksioni, në IIKSH

Më datën 17 shtator 2011, në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë,  zhvilloi punimet Konferenca e Parë Mbarëkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare. Në rendin e ditës së punimeve të kësaj Konference ishte studimi dhe diskutimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i programeve dhe teksteve, në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në diasporë.

Në punimet e kësaj Konference merrnin pjesë anëtarë të Komisionit Qendror dhe të komisioneve zonale përkatëse: në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), për Çamërinë dhe Diasporën Shqiptare. Gjithashtu, merrnin pjesë: mësues e pedagogë, punonjës të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore, përfaqësues të disa organizatave shoqërore joqeveritare, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, të Republikës së Shqipërisë.

Pas Himnit Kombëtar, Konferencën e hapi drejtori i IIKSH, Rezart Gashi. Pastaj fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komisionit Qendror, Dr. Ibrahim Gashi. Ndër të tjera, ai përmendi punën e bërë nga ky institucion joqeveritar për arritjen e objektivit të tij madhor, që është: Sudimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-programeve e teksteve, në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në disaporë. Për këtë qëllim, që nga viti 2009 e në vazhdim, janë organizuar e zhvilluar mjaft vëzhgime  e studime krahasuese në tekstet shkollore në përdorim. Përfundimet e arritura nga studiues të veçantë dhe grupet e studimit u paraqiten tani, në këtë Konferencë. Gjithashtu, ai tregoi se grupe pune të këtij Instituti, në bashkëpunim me komisionet zonale, kanë organizuar takime e veprimtari të përbashkëta, si në kryeqaytetin Tiranë, por edhe në Shkup të Republikës së Maqedonisë, në Luginën e Preshevës, në Prishtinë të Republikës së Kosovës dhe në Ulqin të Republikës së Malit të Zi.

Punimet e Konferencës i përshëndetën përfaqësues të komisioneve zonale dhe të organizatave të masave, si Agron Gjedia për Shoqatën “Bytyçi” e Halil Palushi për Shoqatën “Flamuri Kombëtar”. Po kështu, përshendeti Met Gjoni, punonjës i Ambasadës së Malit të Zi, në Tiranë. Poetja Zyba Hysa dhe disa nxënëse recituan vjersha kushtuar shkollës dhe shkronjave shqipe, për të cilat janë bërë sakrifica të pamumërta nga brezat e shqiptarëve, deri në flijimin e jetës.

Me këtë rast, pjesëmarrësve iu dhurua libri kushtuar veprimtarive të këtij Instituti nëpër Ballkan, gjatë vitit 2011, me titullin “Rrahin zemrat arbërore” (Nga Prof. Murat Gecaj) e tri broshura, po me tematikën e kësaj Konference (Nga Prof. Hulusi Hako) dhe dy libra nga Dr.Ibrahim Gashi.

 

Në mbyllje të punimeve të kësaj Konference shprehën mendimet e tyre disa diskutantë, nga Tirana e trojet tjera shqiptare të Ballkanit, duke theksuar suksesin e merituar, që u arrit. Po kështu, u tha që përfundimet me shkrim, të cilat do të përgatiten nga Komisioni Qendror, t’u paraqiten sa më shpejt organeve qeveritare përkatëse, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë Lindore (Lugina e Preshevës),  me synimin për t’u patur parasyshë në punën  e ardhëshme në përgatitjen e teksteve shkollorë, që nga abetarja, që ato të jenë sa më të përafërt dhe, mundësisht, të njëjtë. Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe ngritja e një institucioni të përbashkët ndërqeveritar. Po kështu, u nënvizua kërkesa për t’i bërë sa më të njohura, në opinionin e gjerë shqiptar, përfundimet kryesore, që u arritën gjatë punimeve të kësaj Konference, dobiprurëse dhe me mesazhe e synime të qarta atdhetare.

 

Tiranë, 17 shtator 2011

 


Com/in/keyanastevens related tags 5-minute film festival, classroom www.pro-academic-writers.com management, all grades 5

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch