Home » Lajme » Në tregun tonë një metër drunjë kushton prej 45-50 euro

Në tregun tonë një metër drunjë kushton prej 45-50 euro

Një traktor drunjë në tregun tonë sot është shitur 200-250 euro , me një fjal një metër dru sillet  40-50 euro. Por ky çmim, megjithatë është i arsyeshëm sipas disa qytetarëve, asi disa edhe nuk kishin arritë të gjenin atëherë kur iu mbaruan drunjtë.

 

 

Një metër dru në tregun tonë sot është shitur 45 -50 euro.

Por ky çmim, megjithatë është i arsyeshëm sipas disa qytetarëve.

Kjo vlen për ata të cilët nuk e menduar këtë dimër kaq të ashpër ,dh për që  menduan se edhe në këtë kohë do të gjenin drunjtë me lehtësi dhe me çmim të verës. Por i ftohti 2 mujor gati shumë qytetarëve ia harxhoi ato metra dru që i kishin parapa ta kalonin këtë dimër. Por tregtari Fatos Fejzullahu u kujdes që gjatë verës dhe vjeshtës të bënte dru edhe për ata që mbetën pa to. Ai thotë se koha e ftohët dhe vështirësitë për ti sjellë nga Karadaku kanë bërë që çmimi i drunjtëve të  rritet.E qytetarët  siç duket nuk e kanë edhe aq shqetësim çmimin ,por të paktën të gjen dru pasi disa ,gjatë të ftohtit më vështirësi kishin arritur të siguronin 1 apo 2 metra.Çmimi më i ultë i drunjtëve tek ne sillet gjatë stinës së verës ku një metër dru është 25 deri në 35 euro. Por për ata që nuk u kujdesën ti blinin drunjtë me atë çmim edhe ky i fundit mund të jetë pak i rëndë për xhepin , por për tregtarët i mirëseardhur dhe fatlum ky dimër që dalëngadalë po e lëmë pas.

TV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch