Home » Histori » Në UNESCO – Kosova , vetëm me lashtësinë e saj historike

Në UNESCO – Kosova , vetëm me lashtësinë e saj historike

Jemi një popull i përçudnuar si e thot Kadareja Më therri syrin lajmi  “sensacional” nga Kosova: “Diplomacia kosovare përdor shkatërrimin e xhamive në lobimin për UNESCO “ . Në rregull , edhe kjo kishte me qenë për mbrojtje të Unesco-s . Por , ju merr mendja se me kisha e xhamija e mbrojmë antikitetin dardan-ilir-shqiptar të Kosovës. Me çka krenohet e kaluara e jonë? Si po e mposhtim atë , duke e lidhur të kaluarën tonë vetëm me Krishtin e Muhamedin ? A nuk kishte asgjë më herët në Kosovë, diçka që kishte me e marur aprovimin e menjëhrshëm të trashëgimisë botërore. në Unesco.
Në dokumentin e Unesco-s shkruan “What is meant by “cultural heritage”?

The term cultural heritage encompasses several main categories of heritage:

•             Cultural heritage

o             Tangible cultural heritage:

             movable cultural heritage (paintings, sculptures, coins, manuscripts)

             immovable cultural heritage (monuments, archaeological sites, and so on)

             underwater cultural heritage (shipwrecks, underwater ruins and cities)

o             Intangible cultural heritage: oral traditions, performing arts, rituals

•             Natural heritage: natural sites with cultural aspects such as cultural landscapes, physical, biological or geological formations

D.m. th. Çka kuptohet me trashëgimi kulturore ?
-Trashëgimi e kulturës
a. ajo që preket :
+ trashëgimi e luajtshme kulturore  ( pikturat, skulpturat, monedhat. dorëshkrimet)
+ trashëgimi që nuk lëvizet ( monumentet, qendrat arkeologjike etj)+
+ trashëgimia nënujore ( rrenimet e ndryshme nënujore, mbetjet e mjeteve lundruese etj)
b. ajo që nuk preket ; tradita gojore, artet , ritet

– Trashëgimia natyrore : qendrat natyrore me aspektin e tyre kulturor, formimet biologjike,fizike dhe gjeologjike.

Një pyetje për këshilltarët e ndryshem nëpër ministri të ndryshme të Kosovës : E di që ju jeni aty sepse ministri të cilin ju e këshilloni ,nuk është e thënë që të di të gjitha, a nuk keni sëpaku ju njohuri nga trashëgimia kulturore e Kosovës? Pse ore e mbani at  vend pune , pse ore na i koritni ministrant në arenën ndërkombëtare?

Lexova në shtyp“Sulmet mbi trashëgiminë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ishin, në të shumtën e rasteve, të kryera nga formacione të armatosura të shtetit serb. Dëmet e shkaktuara ishin të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme – por qeveria serbe deri më tani ka refuzuar t’i njohë këto dëme, dhe ajo nuk ka ofruar asnjë kërkimfalje apo dëmshpërblim për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës. …Ndryshe, Riedlmayer ka qenë edhe ekspert i Tribunalit të Hagës në gjyqin kundër ish-kryetarit serb, Sllobodan Millosheviq, ku ka dëshmuar se Serbia qëllimisht ka shkatërruar një numër të jashtëzakonshëm xhamish, ka bërë spastrimin etnik të Kosovës, ndërsa së fundi ka punuar edhe si redaktor i një libri të botuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës mbi shkatërrimin e trashëgimisë islame në Kosovë. Ky libër është botuar për qëllim lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Pra edhe Millosheviqi në Tribunalin e Hagës  është akuzuar  edhe nga  eksperti Riedelmayer ku ka dëshmuar se Serbia qëllimisht ka shkatërruar një numër të jashtëzakonshëm xhamish … dhe na ka “shembur identitetin tonë historik”  Edhe një  autogol shqiptare e Kosovës , që e vërteton thënjën
e Millosheviqit që ajo ishte një luftë fetare ????????

Unesco-s kishte për t`i interesuar :
– Plisi Qeleshja apo Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët. Plisi shpesh kapele qe shpesh here cilesohet si me e veqanta, pasi qe ajo perdoret vetem ne trojet shqipetare Plisi thirrët “pilleus” ne gjuhën latinen apo “pilos” në atë greke, ka formën e nje vesë te qame ne mes, duke rikujtuar në atë menyrë lindjën e njeriut (i dalur nga një ve).
U pafshim herave tjera !

Fahri Xharra, 22.07.15 Gjakovë

PLISI

Vallja me shpata e Rugovës
Vallja me shpata e Rugovës
Faltoret e Ilirëve në Kabash të Prizrenit-2Faltoret e Ilirëve në Kabash të Prizrenit

Faltoret e Ilirëve në Kabash të Prizrenit -2

Eshte e punuar ne shkemb, po aty ne te vertete jane katermbedhjete faltore (paleokristiane), dhe gjetjet jane Ilire,
Faltoret e Ilirëve në Kabash të Prizrenit

Faltoret e Ilirëve në Kabash të Prizrenit
Eshte e punuar ne shkemb, po aty ne te vertete jane katermbedhjete faltore (paleokristiane), dhe gjetjet jane Ilire,

ULPIANA – Kultura e Vinçes

ULPIANA - Kultura e Vinçes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch