Home » Lajme » Në USHT, të martën fillon afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2011/2012

Në USHT, të martën fillon afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2011/2012

Universiteti Shtetëror i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj në 11 fakultete dhe në 93 drejtime studimore për vitin akademik 2011/2012.

 

Paraqitja e kandidatëve të rinj, në kuadër të afatit të parë, do të realizohet prej 16-19 gusht dhe konkurrimi do të bëhet si në Tetovë po ashtu edhe në qytetet tjera të vendit ku USHT-ja organizon studime të disperzuara.

Të drejtë konkurrimi në fakultetet e USHT-së, kanë kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore.

Gjatë paraqitjes për regjistrim, kandidatët duhet të dorëzojnë: fletëparaqitje për regjistrim, dëftesën origjinale për të gjitha klasat, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve dhe vërtetim për nënshtetësi të R.M –së .

Të drejtë regjistrimi për studime deri diplomike kanë kandidatët që kanë të kryer shkollën e mesme katërvjeçare në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,

Përjashtim bëjnë, personat me talent të veçantë, të cilët mund t’i regjistrojnë studimet në fakultetet e drejtimit të arteve edhe nëse nuk e kanë të mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare, me kusht që atë ta kryejnë deri në fund të vitit të dytë të studimeve, në kushtet e përcaktuara sipas Statutit të fakultetit.

Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt të financuar nga shteti dhe studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve.

Në studimet deri diplomike të fakulteteve mund të regjistrohen edhe studentë me korrespodencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor.

Ndërsa shtetasit e huaj regjistrohen jashtë kuotave të përcaktuara në Konkurs.

USHT-ja në vitin akademik 2011/2012 në të gjitha fakultetet dhe programet studimore do të pranojë 5340, prej tyre të rregullt me kuotë shtetërore 3485, të rregullt me vetëfinancim 1375 dhe me korrespondencë 480 studentë .

Fakultetet në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizojnë afatin e dytë dhe të tretë, ku dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në konkurs plotësues për studimet deri-diplomike. (INA)

Prior to joining edtechteam, james was a white house presidential innovation fellow and oversaw innovation for the kipp schools in the bay area http://cheephomeworkhelp.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch