Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në vend se në Bazel pasagjerët kosovarë përfunduan në Shtutgart dhe më pas në rrugë

Në vend se në Bazel pasagjerët kosovarë përfunduan në Shtutgart dhe më pas në rrugë

Sonte mbrëma, e martë, 5.02.2019, aeroporti i Bazelit hyri në një grevë të papritur, rreth orës 20, duke anuluar kësisoj të gjitha fluturimet dhe aterrimet e aeroplanëve nga të gjitha drejtimet. Aeroplani i kompanisë hungareze Wizzair, i linjës Prishtinë-Basel-Aeroport, që duhej të ateronte pak para orës 21.00 në destinacion, u detyrua të devijonte për në aeroportin e Shtutgartit.

Ajo që u ndodhi udhëtarëve kosovarë të këtij udhëtimi ishte skandaloze dhe e papërgjegjshme: shërbimi aeroportual ua tregoi portën dalëse pa u ofruar asnjë zgjidhje, qoftë dhe një sandviç për fëmijët,  e lëre më ndonjë mundësi akomodimi së paku deri në mëngjesin e së mërkurës. U mbeti që udhëtarët të sorollaten rrugëve të Shtutgartit.

Kush duhet të kujdeset për të drejtat e shtetaseve  të Kosovës

Autori i kësaj informate telefonoi shërbimin konsullor të urgjencës në Shtutgart dhe nëpunësi kujdestar nuk ndërmori gjë, pos që dha numrin telefonik të konsullit, z. Lladrovci, i cili nuk iu përgjigj thirrjes. Iu la një porosi zanore. Urojmë që ta ketë dëgjuar.

/Prointegra/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch