Home » Opinione » Në vend të debatit me Dr. Shefqet Krasniqin !

Në vend të debatit me Dr. Shefqet Krasniqin !

(   Novi Pazari dhe Banja e Pejës, nga epoka e hekurit e këndej )

 

 

“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe  e as nën  dhe; nuk guxojnë të shkollohën ; ata gjithëmonë duhet mbajtur  të përgjumur .” (Dreqi me të birin ,për ne)

 

 

Në tokat që jetojmë apo në tokat që kemi jetuar e që nuk jemi më ,janë gjurmët tona; pëllëmbë e hisori ,pëllëmbë e trashëgimi ,pëllëmbë e dokumente të gjalla për egzistencën tonë .Mohimi i asaj që ishim dikur  dhe jemi sot, sa do që të jetë “bindës”   ,ai nuk ka bazë ,s`ka ku të mbështetet sepse nëse ne nuk reagojmë ,atëherë e përgënjeshtron nëntoka. Kemi me çka të mburremi ,kemi me çka t`iu rrimë përballë të gjithë atyre që në vazhdimësi po mundohen të na tjetërsojnë ,të na humbasin  në vorbullën e nihilimit dhe të na bëjnë një “creature” po origjinë ,pa rrënjë dhe pa identitet.

 

“Tollovia filloi kur Dr. Olsi Jazexhi, në konferencën “Images of the Other in Textbooks and Popular Culture in the Balkans,” organizuar nga Universiteti Bilecik në Turqi në prill 2011, habiti akademikët ballkanas dhe përfaqësuesit e qeverisë dhe ushtrisë turke pjesëmarrës në këtë aktivitet me prezantimin e tij rreth përshkrimeve të turqve, muslimanëve dhe të krishterëve në sistemin shkollor kosovar. Menjëherë pas saj erdhën edhe reagimet nga pala turke. “ E kotë  . Nëse njeriu nuk flet ,flet e vërteta e mëshefur nëntokë .

 

Rajoni i Novi Pazarit ,është shumë i pasur me vendgjetje parahistorike. ),gjurmët na tregojnë për jetën e njeriut  të Paleolitikut në këto anë. (Јевтић, М. 1996  О  истраживању  млађих  праисторијских  култура  у  новопазарском  крају )Numri shumë i madh i varrezave tumulare që i takojnë kohës së herëshme të Hekurit ,si dhe prania e Hallshtatit të vonëshëm (shek 8 deri i 6-të) na sigurojnë që kjo anë ishte pjesë e zhvillimit të  Kompleksit të Kulturës së njohur e ”Glasinac-Matit”.Një gjë e sigurt se atributet i ipen popullatës së këtyre anëve Ilirëve. (Jevtiç M.)

Qyteti i Novi Pazarit është i lidhur me Kosovën nëpërmjet Luginës së Ibrit ,e edhe më tepër Kosova në jug është e lidhur me Bazenin e Shkupit  me lumenjt e Nerodimës dhe Lepencit si dhe me Luginën e Toplicës me lumenjt e Lapit dhe të Kosanicës. Në anën tjetër platoja e Peshterit është afruese e një jeteje me kushte shumë të mira klimatike.  Jo shumë largë në vitin 1952 ,fillojnë hulumtimet historike arkeologjike në  anën  e Novi Pazarit kur në vendin e quajtur Naprilje u gjetën gjurmë të Neolitit. Naprilje e kulturës së Vinçës.

Më vonë u gjet e famëshmja “ Trezori i Novi Pazarit ” gjatë restaurimit të kishës së  Shën Pjetrit dhe Shën Palit  në Rashka me 1957. Mbi 80 vendzbulime  u gjetën në Peshter më 1982 . Kohërat e shkurtëra i qitën në sipërfaqe 10 tumule në 8 nekropole në Peshterin e vogël.

Varrezat tumulare të Novi Pazarit i takojnë (sipas arkeologëve serb) Kohës së Hershme të Hekurit. Fshtrat Cërnoça ,Glagovik, Delimegje ,Graçane , Melaje , Raspogançe ,Doljani dhe Banja e Novi Pazarit  janë plot e përplotë me artifakte të së kaluarës sonë Ilirike.

Është  për tu theksuar se në këto anë  janë gjetur praktikat e varrosjes së të parëve tanë që i takojnë dy priudhave të lashta historike: Epokës së vonë të Bronzit, Epokës së Hekurit

Ritualet funerale (të varrosjës) (varret e skeletëve) , rregullimi i varrezave (të përqëndruara ) dhe gurët periferik  janë identike në të dy Epokat e hekurit. Të vdekurit vëndoseshin në “shtratin prej guri” . Anësorët e varrit behëshin nga gurët gjithashtu. Çdo gjetje në varre (stoli ,armë) ishte e kohës së Hallstatit . Dëshmitë e gjetura në horizonte të ndryshme tregojnë për një kulturë të lartë luftarake të të parëve tanë dhe vazhdimësia kulturore vërehet edhe praktikimin e funeraleve dhe të poçarisë.

 

“ Mos i lejoni shqiptarët të gërmojnë në të kaluarën e tyre” Pse?

 

“ Rreth vitit 1994, kur nisa të shkojë për herë të parë në xhami, më kujtohet si tani sesi një ditë në xhaminë e sapondërtuar të Kombinatit, shoh një grup të rinjsh që po talleshin me një plak të moshuar. Plaku i cili, nëse nuk gaboj ishte me origjinë nga zonat e Pogradecit, djemve që vinin në xhami ju thoshte që ne muslimanët jemi turq. Sipas plakut, turk ishte edhe vetë profeti Muhamed.” (olsi jazexhi) , “Ndërsa në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe të Tahir Dizdarit gjeta këto shpjegime për fjalën Turk: ‘1. Banues i Turkisë aziatike e ballkanike. Dhe: 2. Tue qenë se konvertimi në Islam i shumicës së madhe të popullit tonë ndodhi nën pushtimin osman, në çdo krah të vendit të konvertuemit u thirrën turk, turq, turkë, turkeshë, turkinë, tue mos pasë tjetër vështrim as qëllim veçse të cilësimit të besimtarit musliman, rrjedhimisht në bashkëfetarësi me pushtuesin.’ Me pas autori jep një seri përdorimesh të fjalës turk gjatë kohëve të parambretërisë Disa shembuj janë: “Mo, në je turk!” Dibër. “Në je turk e bir turkut, mos, se stë ka hije”. Shkodër. “Kush është turk n’Muhamenë / Të mos lshoj dervenë” VD 30. “More turk i Perëndisë:/ (M)Syna derën e xhamisë/…” – nga nji vajtim në Shkrel, ke HD. “Djali i dadës në kosh turk/ Këto dy faqe mos mi puth!/ Nkosha turk me imanë/ sti la faqet pa ti ngranë!”” ( Olsi Jazexhi  )  . A kemi nevojë për këto humbje në vorbullën e shkrirjës kombëtare?

 

Në varrin Mbretëror në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit ,në vitin 1957  u gjet  i ashtuquajturi  ”Trezori Ilir”  ,afër Nvi Pazarit   i cili  e paraqet inventarin funeral të varrimeve të tumulusve parahistorik në mbrendinë e Kishës Mesjetare.Pra edhe këtu një dëshmi e lashtë e lashtë Iliro-Dardane e të kaluarës sonë. Gjetjet  mbrenda kishës së përmendur e zbuluan edhe   stilin evarrosjes  së herëshme  ; djegëjen .E njeta  është gjetur

edhe në Romajën e Hasit ( dëshmi tjetër e Kulturës së Vinçës).

 

”Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Propaganda kundër të mësuarit të gjuhës shqipe dhe të qenit shqiptar ishin aq të mëdha saqë hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar.” ( olsi jazexhi ) . Sa largë që shkohet nga ky maskara i jazegjive të porositur.!
Nga rreshtat e më sipërm të këtij  jazexhiu e shohim se sa vështirë ishte në atë kohë të ndahesh nga e kaluara turke.Po sot ? Pse vallë. sot?

 

“Territori i Kosovës dhe Metohisë , që nga koha parahistorike është pjësë e kulturës dominuese në Balkan dhe Europë. Me mijëra vjet ,këto anë e kishin parë  edhe zhvillimin e civilizimit buqësor të Neolitit  , ngritjen e shkritoreve te para të metaleve  në Kohën e Brozit dhe asaj të hekurit. (Dr. Aleksandar Palavestra,”The Archaeological Treasures of Kosovo and Metohija )

Varri i gjetur mbretëror i kohës së hekurit ,në Banjën e Pejës na  ofron një evidence të re të përkatësisë parahistorike të kësaj aneje. Këto varre  të mëdha ,të pasura  me gjetje luksoze e tregojnë të vërtetën: ari, argjend ,qelibar si vet fuqinë dhe prestigjin e kohës.

Të gjitha janë vazhdimësi e shek.të VI-të dhe të V-të prK ; një simbol i sigurt e fuqisë dhe pasurisë së udhëheqësve të kohës. e në të njetën kohë një shtrirje dhe pasqyrë  kuptimplote e tërë shoqërisë së kohës.Në varrin e një mashkulli u gjetën stoli të argjendit , tri helmeta të tipit Ilir , rruaza dhe gjerdan qelibari , gjerdan prej qelqi , zbukurime bronzi, pulla të mëdha bronzi të mveshura me argjend. ; kurse në varrin e femrës bizhuteria më e hollë e luksoze  si dhe gjerdani me kokë të gjarpërit .

Gjetjet arkeologjike të banjës së Pejës janëBeograddhe ato tregojnë që kjo tokë ishte e Europës me mijëra vjet.

 

Historia jonë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.

 

Fahri Xharra,

14 Maj 2013, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch