Home » Lajme, Vendore » Në Zarbincë, shënohet dita e të dëbuarve nga Malësia e Bujanocit

Në Zarbincë, shënohet dita e të dëbuarve nga Malësia e Bujanocit

PR-LogoPartia Republikane, të martën e 23 qershorit, në Bashkësinë Lokale të Zarbincës, në përkujtim të ditës së të dëbuarve nga Malësia e Bujanocit, gjatë vitit 1999, organizoi një tribunë politike dhe shtroi një Iftar të përbashkët me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Iftari ne Zarbinc-1Në takimin e 23 qershorit, ditës së të zhvendosurve nga Malësia e Bujanocit, kishin dalë udhëheqës të Partisë Republikane, në krye me nënkryetarin e saj Avdil Ramadani, përfaqësues të Bashkësisë Lokale të Zarbincës, aktivistë të shumtë nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Malësisë së Bujanocit, Gjilani dhe Medvegja.

Takimin e Zarbincës e konsideroi të hapur Selami Bajrami, kryetar i Bashkësisë Lokale, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e këtij takimi, fjalën ia dha Avdil Ramadanit, nënkryetar i Partisë Republikane.

Iftari ne Zarbinc-2– Kjo ditë, 23 qershori, për çka ne jemi takuar, sot, në Malësi, na kujton vitin 1999, kur bashkëfshatarët tanë u detyruan dhunshëm t’i braktisin vatrat stërgjyshore, tha zotëri Ramadani dhe shtoi: Kanë kaluar 16 vjet e banorëve të Malësisë së Bujanocit nuk iu krijuan kushtet për t’u kthyer në vendlindjet e tyre.

Në vazhdim, zotëri Ramadani, potencoi se nuk kanë qenë serioze angazhimet e Trupit Koordinuese, pushtetit lokal dhe ndërkombëtarëve, për krijimin e kushteve për kthim, të gjithë atyre që dëshirojnë të dalin për të jetuar në vendbanimet e tyre.

– Lëre që nuk iu krijuan kushtet për kthim malësorëve, por ata gjatë këtyre16 vjetëve po shlyhen nga evidenca e gjendjes civile si dhe po u pasivizohen vendbanimet, theksoi z. Ramadani.

Gjatë këtij debati, njeriu i dytë i Partisë Republikane në nivel të Serbisë,

shtroi si iniciativë, që takimet e vendlindjes të mbahen në një qendër, si dikur, në Zarbincë, pa përjashtuar mundësinë, që ato të mbahen edhe nëpër fshatra tjetra. Në këtë drejtim, ai, shtroi si iniciativë ngritjen e një pllake përkujtimi për Doktor Ilazin, legjendën e malësisë në Novosellës, emri i të cilit ka zënë vend në emërtimin e një rruge në qytetin e Bujanocit.

Më pas fjalën e mori Imami i Xhamisë në Zarbincë, Mulla Mefail Ramadani, i cili falënderoi organizatorin e këtij takimi, duke u shprehur se ky është Iftari i parë pas 16 vjetësh, që po shtrohet në këtë Tempull të Zotit. Ai, gjithashtu, foli për përpjekjet e tij, që çdo të premte të udhëtoj nga Gjilani për Zarbincë, për ta falur xhumanë me banorët e kësaj Malësie. Në këtë drejtim Mulla Mefaili, kritikoi ata që po e pengojnë qarkullimin e lirë të banorëve të kësaj Malësie, të cilët edhe sot në këtë shekull, janë të detyruar të ecin këmbë nga Muhoci në Zarbincë, për shkak se kanë makinat me targë të Kosovës e që ndalohen nga punkti policor në Muhoc.

Për problemet me të cilat po përballen banorët e Malësisë së Bujanocit diskutuan edhe Vesel Sabedini, Shaban Bajrami dhe Ramiz Rashiti nga Muhoci, Xhavit Selmani nga Bujanoci, Refik Hsani nga Gjilani, Rexhep Abazi nga Medvegja, Fatmir Sopi nga Bujanoci, Ruzhdi Limani nga Zarbinca, Hafiz Musliu nga Priboci, Bajram Bajrami nga Suharrna dhe shumë banorë, të cilët jetojnë në tre bashkësi lokale të Malësisë së Bujanocit.

Në fund, Partia Republikane, shtro një Iftar për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, një Iftar të bashkimit, solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit për rreth 100 pjesëmarrës, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch