Home » Lajme, Vendore » Nën organizimin e KBI në Preshevë e Bujanoc- 34 hanxhinj nisen për të kryer kushtin e pestë të Islamit

Nën organizimin e KBI në Preshevë e Bujanoc- 34 hanxhinj nisen për të kryer kushtin e pestë të Islamit

HaxhinjteNën organizimin e këshillit të bashkësisë Islame Preshevë e Bujanoc janë nisur sot për në vendet e shenjta Arabe 34 haxhinjë. Sipas muftiniut Fikret Limani haxhinjtë do të udhëtojnë me aeroplan. Ndërkaq qytetarët që po merrnin këtë rrugë janë shprehur të kënaqur pasi  do të kenë fatin të kryejnë kushtin e pestë të Islamit Haxhin.

 

 

Sikurse çdo vjet, edhe sivjet, besimtarë të shumë myslimanë edhe nga Lugina e Preshevës , ia kanë mësyrë Haxhit – vizitës së vendeve të shenjta, për të kryer ritualin – obligim, së paku një herë në jetën e tyre.Ndërkaq  mëngjesin e sotëm nën  organizimin e këshillit të bashkësisë Islame Preshevë e Bujanoc 34 haxhinjë janë nisur drejt vendeve të shenjta Arabe . Më të emocionuarit ishin ata që sot me ndihmën e All –ahut po marrin këtë rrugëtim.Kryetari I këshillit të bashkësisë Islame në Preshevë Fikret Limani ka thënë se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë .Sipas tij për dallim nga vitet e tjera kur shkuarja në haxhë bëhej për mes bashkësisë islame të Kosovës këtë vit organizim e kanë marrë për sipër dy këshillat e bashkësisë islame. Por gjatë organizimi ata hasën në thashetheme që tentonin ta pengonin organizimin e KBI. Haxhinjtë  do të jenë të vendosur në hotelet shumë afër Qabes , në një distance afro 800 metra çka haxhinjtë do ti kenë të gjitha afër.Haxhi – apo Pelegrinazhi – është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo mysliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje atë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch