Home » Lajme » Nenad Cvetkoviq: I kam paraqitur pesë punëtorët e MUP-it për shkak se ata u ishin kërcënuar

Nenad Cvetkoviq: I kam paraqitur pesë punëtorët e MUP-it për shkak se ata u ishin kërcënuar

Kryetari i Parteshit, Nenad Cvetkoviq, i votuar në zgjedhjet lokale të Kosovës, tha sot se i ka paraqitur pesë punëtorët e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MUP), për shkak se ata u ishin kërcënuar dhe i kishin shqetësuar serbët që jetojnë në këtë komunë.Sipas tij, dy qytetarëve serbë ata u ishin kërcënuar se duhet të largohen nga institucionet e Kosovës ose do të arrestohen nga MUP-i i Serbisë, raporton agjencia serbe e lajmeve ”Beta”. Katër punëtorët e MUP-it të Serbisë dhe një serb tjetër nga rajoni i Gjilanit, janë arrestuar nga Policia speciale e Kosovës, të shtunën më 25 shkurt dhe akuzohen për sulm në sistemin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare. Atyre u është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Komuna e Parteshit, me popullatë shumicë serbe, është formuar sipas planit të Marti Ahtisarit, ish i dërguar i OKB-së për Kosovën.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch