Home » APN, Lajme » Nëndega e APN-së në Raincë, fajson opozitën për mosrealizimin e një projekti

Nëndega e APN-së në Raincë, fajson opozitën për mosrealizimin e një projekti

Preshevë: Nëndega e Alternativës për Ndryshime (APN) të fshatit Raincë përmes një reagimi ka njoftuar aktivistët dhe qytetarët e Raincës se pushteti lokal kishte në plan që gjatë vitit 2019 t’i rregulloj anësoret e shtratit të lumit, por se opozita përmes ankesave të njëpasnjëshme e ka penguar realizimin e këtij projekti.

Ky është reagimi i nëndegës së APN-së në Raincë të Preshevës:

REAGIM

Të dashur bashkëfshatar,

E kemi për obligim moral dhe politik që para jush të japim përgjegjësi për punët tona në BL Raincë, nga ku ju na kemi dhënë besimin për t’ju udhëhequr për 4 vite.
Projektet pë BL Raincë janë planifikuar në atë mënyrë që të preken pjesët më të ndjeshme të fshatit tonë, njëri ndër projektet kryesore të vitit 2019 ka qenë “Anësoret në shtratin e Lumit”, dhe ky projekt është procedu sipar Ligjit për prokurime, mirpo gjithmonë ata që ditën shiten që janë për popull, natën punojnë kundër popullit, kështu ka ndodh dhe me projektin në fjalë ku ankes pas ankese kompanitë, përkrahëse të PVDSH pa ndërpre ankohen vetëm e vetëm që Raincasit tmos e kenë këtë projekt në fshat dhe ti eliminojmë fatkeqësitë.
Me respekt kryesia e nëndegës APN-së Raincë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch