Home » Lajme, PD » NËNDEGA E PD-së NË SAMOLICË ORGANIZOI AKTIVITETE SPORTIVE

NËNDEGA E PD-së NË SAMOLICË ORGANIZOI AKTIVITETE SPORTIVE

Bujanoc. 16 prill

Nëndega e Partisë Demokratike në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit sot organizoi aktivitete sportive për rininë e këtij fshati. Intëresimi për aktivitete sportive ishte i jashtëzakonshëm nga të rinjët e këtij fshati të cilët e kishin mirëpritur këtë aktivitet me shumë kënaqësi. Aktivitetet ishin të ndara në futboll të vogël dhe kros gjegjësisht vrapim. Këto aktivitete sportive i vizitoi edhe kryetari i PD-së Mr.Nagip Arifi i cili me ngrohtësi është mirëpritur nga rinia e fshatit Samolicë. Pas përfundimit të aktiviteteve më të mirët janë shpërblyer me mirënjohje nga organizatori. Për të gjith të pranishmit ishte përgatitur edhe një koktej rasti. Të rinjtë e këtij fshati shprehen të lumtur sepse siq thonë ata, deri më tash asnjë subjekti politik nuk i kishte shkuar mendja të na knaqë me aktivitete të tilla sportive. Ne jemi e rdhmja e këtij vendi dhe meritojmë rrespekt, thonë ata duke potencuar se Mr. Nagip Arifi gjithnjë ka menduar për këtë fshat dhe për rininë tij.

M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch