Home » Lajme, Vendore » Nëndegët e PDSH-së po mbështesin propozimin e kryesisë për Këshill Nacional

Nëndegët e PDSH-së po mbështesin propozimin e kryesisë për Këshill Nacional

KQ PDSH - 2014-6Baza e Partisë Demokratike Shqiptare është duke e mbështetur propozim-vendimin e kryesisë së parties respektivisht Këshillit Qendror të PDSH-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

KQ PDSH - 2014-1PDSH prej të hënës është duke mbajtur takime nëpër të gjitha nëndegët e saja. Deri më tash kryesia e kësaj partie ka vizituar gjysmën e nëndegëve të saj në komunën e Preshevës, ku është vërejtur se simpatizantët, anëtarët dhe elektorati saj në masë të madhe janë duke e përkrahur propozimin e partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 Tetorit për Këshill Nacional të shqiptarëve.

Nëpër të gjitha nëndegët po marrin pjesë edhe anëtarët e kryesisë së partisë për të arsyetuar qëndrimin e tyre pro pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa duke sqaruar nëpër nëndegë se, pse PDSH ka propozuar të jetë pro zgjedhjeve për Këshill Nacional të shqiptarëve deri më tash ka vënë në pah shumë arsye. Ai, thotë se para 4 viteve ka qenë kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshill Nacional për arsye të kufizimit të fushëveprimit të tij dhe ka qenë për një Këshill Nacional tjetër nga ky që është kriju para 4 viteve. Edhe në atë kohë sipas Mustafës PDSH ka mbrojtë  qëndrimin që të gjitha partitë me një marrëveshje të jenë pro themelimit të një Këshilli Nacional qoftë edhe perms zgjedhjeve por që fushëveprimi saj të jetë më i gjerë sidomos për vendime të karakterit kombëtarë.

Por PVD nuk u pajtua që kompetencat e Këshill Nacional të jenë më të mëdha për arsye që ata i dinë.

Ragmi Mustafa thotë se edhe pse fushëveprimi saj është thuajse i njejtë me ato të para 4 viteve PDSH është detyruar që të merrë pjesë në zgjedhje në mënyrë që mos të nëpërkëmben shqiptarët në disa fusha në veçanti ta ndaloj botimin e Abetarës së masakruar nga ky Këshill Nacional i gjertanishëm dhe të përdoret Abetarja gjithkombëtare dhe të parandaloj botimin e teksteve të përkthyera nga gjuha serbe dhe të përdoren tekstet mësimore nga Shqipëria apo Kosova si dhe të bëj të qartë të gjithë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuik do të ketë tjetër flamur përveç falamurit kombëtarë shqiptarë. Mustafa, nëpër çdo nëndegë ka thënë se tekstet në gjuhën shqipe janë bastarduar nga ata që janë duke e udhëhequr tash këtë institucion dhe qeveria serbe.

Sipas Mustafës, Abetarja e cila është duke u përdor për momentin ka pësuar shumë ndryshime nga abetarja e nxënësve të Shqipërisë sepse Këshilli aktual së bashku me qeverinë serbe kanë ndryshuar atë abetare duke ua hequr flamurin kombëtarë shqiptarë, figurat eminente historike kombëtare, qytet e shqipërisë dhe të Kosovës i kanë zëvendësuar me burgjet dhe qytetet e Serbisë e që në esence dallonë nga ajo që mësojnë nxënësit në Shqipëri e Kosovë.

Si shembull konkret ai merrë ku në vendë ku qëndron fotografia e qytetit të Shkodrës aty tash qëndron fotografia e burgut të Nish-it në të cilin burg dihet se si janë persekutuar shqiptarët. Interesi i PDSH-së është që të sigurohen libra ose nga Kosova ose nga Shqipëria, le të zgjedhë vet qeveria serbe, sepse edhe qytetarët serb në Kosovë shfrytëzojnë tekstet e serbisë.

PVD ka tentuar që të ndryshojë edhe flamurin kombëtarë por për këtë ska pasur guximin, flamuri do të jetë i njejtë sepse ai është i shqiptarëve. Në pyetjen se pse akoma nuk po deklarohen partite tjera shqiptare pë Këshill Nacional , Ragmi Mustafa thot se “mendoj se gjitha partitë janë duke pritur vendimin e PDSH-së, dhe nëse ne sdo të marrim pjesë edhe partitë e tjera me siguri do të hezitojnë, kurse përsëri do të jetë vetëm PVD dhe do të veprojë ashtu si ka vepruar deri më tani ndoshta dhe më keq me çka ne sdo ja japim këtë komoditet atyre, nëse baza na përkrahë në propozimin tone për Këshill Nacional”.

Kryesia e PDSH-së para bazës së vet është duke e paraqitur vetëm propozim-vendimin e saj pro pjesëmarrjes në zgjedhje, por vendimi përfundimtarë do të mirret më së largu deri kah mesi javës së ardhshme. Por, gjer tani duke parë vullnetin e bazës thuajse është e sigurtë se Këshilli Qendror i PDSH-së si organi më i lartë i partisë në mes të dy kuvendeve zgjedhore do ti jep dritën e gjelbërt kryesisë së PDSH-së që për herë të parë të marre pjesë në zgjedhjet e Këshillit Nacional.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch