Home » Lajme, Vendore » Nënkryetari i komunës së Preshevës: Asnjë ndihmë se morëm nga Kosova e Shqipëria në këtë kohë

Nënkryetari i komunës së Preshevës: Asnjë ndihmë se morëm nga Kosova e Shqipëria në këtë kohë

Armend Aliu, nënkryetar i komunës së Preshevës, ka thënë sot se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar minimumin e interesimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë asnjë ndihmë e as nga Republika e Shqipërisë. Fatkeqësisht ne po vazhdojmë të luajmë rolin e jetimit të plotë. Komunat shqiptare nuk kemi asnjë vëmendje nga qeveria në Beograd”, thënë Aliu në T7.

Nënkryetari i Preshevës ka kërkuar që në emër të reciprocitetit, Kosova ta ndihmojë Luginën.

“Nëse aplikohet reciprociteti, ashtu siç është thënë për ne kjo do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë Aliu në Frontal.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch