Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

Më 18.07.2017, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës nënshkroi Marrëveshje të Bashkëpunimit me Shoqatën e Shkrimtarëve  dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Sued,. Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit u nënshkrua nga  Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve  dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi z. Hysen Ibrahimi.

Qëllimi i Marrëveshjes  së Bashkëpunimit mbështetet në  parimet e sinqerta  për bashkëpunim dhe organizim të aktiviteteve të përbashkëta të ASHAK –së dhe SHSHASHS-së.

Ky bashkëpunim do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar me zotimin e të dyja palëve që do ti përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në Kosovë, Suedi dhe vende të tjera.

Fushat në të cilat do të realizohet bashkëpunimi në mes të ASHAK –së dhe SHSHASHS-së janë: Kontakte të vazhdueshme zyrtare; Aktivitete të përbashkëta; Botime të përbashkëta; Promovime të librave; Pjesëmarrja në aktivitete dhe veprimtari të përbashkëta shkencore e të ngjashme, si në: tribuna, tryeza, simpoziume, sesione shkencore për çështje të kulturës, çështje arkivore, aktivitete përkujtimore etj.; Bashkëpunimi për çështjet që kanë të bëjnë me arkivimin, evidentimin, regjistrimin dhe përpunimin e botimeve për veprimtari kombëtare në atdhe dhe në mërgatë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress